FIDANISHTJA

Thaçi e Haradinaj janë në “siklet, Uka mund të kthehet në LDK

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

“Unë ju them pa reshtur në terren se nëse dëshirojmë të tregojmë respektin tonë ndaj presidentit Rugova, atëherë ne duhet të fitojmë në mënyrë që ne të qeverisim me komunat dhe ne ta zhvillojmë konceptin dhe platformën të cilën e ka shtruar presidenti Rugova”.

Kryetari i LDK-së Isa Mustafa, shpreson se më 3 nëntor do ta mbushë “shportën” me vota të LDK-së, jo vetëm në Prishtinë, por edhe në Kosovë, shkruan Bota Sot.
“Mendoj se kemi një rikthim shumë të madh, jo vetëm të anëtarësisë, e cila ka qenë anëtarësi e fjetur përpara, por kemi një rikthim shumë të madh dhe ardhje të grave, të të rinjve që ofron një perspektive të rëndësishme në terren për LDK-në. Kemi një qasje krejtësisht tjetër, sepse LDK nuk merret vetëm me vetëveten”, ka thënë Mustafa.

Kreu i LDK-së thotë se është punuar shumë dhe se janë mbajtur 120-150 takime nga prilli e këndej në nivele të ndryshme të degëve.

ARKATANA

Mustafa, thotë se LDK gjithmonë ka mbajtur kontakte me familjen e presidentit Rugova, dhe se një rikthim i Ukës, në LDK do të ishte i mirëseardhur.
“LDK-ja është e hapur për Ukën në të gjitha rastet. Ai ka mbetur ende atje, por në çdo moment që dëshiron ai mund të kthehet sepse LDK-ja është e hapur dhe ia mundëson kthimin”, ka theksuar Mustafa.

Mustafa, poashtu konsideron se Nexhat Daci kishte hyrë në pazare me AAK-në para se të bisedonte me LDK-në./Bota Sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.