FIDANISHTJA

Krasniqi: Hashim Thaçi është hajn dhe mashtrues ordiner

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kryeparlamentari Jakup Krasniqi jo në mënyrë tërthorazi, por të drejtëpërdrejtë kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi e ka quajtur hajn dhe mashtrues ordiner.

Këtë deklaratë Krasniqi e ka dhënë për Indeksonline një ditë pasi që kryeministri Thaçi në fshatin Arllat e Komoran, kryeparlamentarin Jakup Krasniqin në mënyrë të tërthor e quajti kryehajn të Drenicës.

Por, Jakup Krasniqi nuk është merakosur me atë që ka thënë Thaçi. “Kosova, Drenica e Drenasi me njohin tash e pesë dekada me radhë. Me njeh edhe çdo segment i shoqërisë shqiptare dhe nuk kam asnjë arsyeje të merakosëm”, ka thënë Krasniqi.
Krasniqi tha se, Thaçi ka treguar veten e tij, hajnit e tij, moralin dhe karakterin që ka.

Mobi Casa

“Ai vazhdon të jetë mashtrues ordiner se atë karakter ka. Nuk ka faj se e ka humbur jo vetë Drenasin por edhe Drenicën. Drenicasit janë bujar, atë bujari kam trashëguar”, ka thënë Krasniqi.

Dje, ORAinfo raportoi se kryeministri dhe kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi gjatë fushatës në Komaran dhe Arllat të Drenasit e ka kritikuar tërthorazi Jakup Krasniqin, i cili ka dal në mbështetje të Iniciativës Qytetare të Drenasit.

Thaçi iu ka bërë thirrje qytetarëve që të mos u besoni atyre që, siç ka thënë ai, natën ua kërkojnë votën e ditën iu quajnë hajna të votës.
“Ata ju thonë juve hajna, derisa ju vet i keni mbajtur në politikë, i keni votuar”, ka thënë tutje kreu i PDK-së, derisa e ka ashpërsuar tonin duke thënë se “ai që ju quan juve hajna është kryehajn i Drenicës dhe i Kosovës”, ka thënë Thaçi. (ORAinfo)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.