Fundamenti

Sovraniteti i plotë, në nëntor

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Zgjedhjet lokale të 3 nëntorit për komunat veriore të Kosovës po përfitojnë një dimension më të gjerë politik sesa zgjedhja e kryetarëve të komunave dhe asamblistëve lokalë. Në një dimension më të gjerë, Kosova dhe Serbia po i interpretojnë këto zgjedhje sipas vullneteve të tyre, përderisa nga aspekti i brendshëm, në veri po zhvillohet një “luftë” pro dhe kundër pjesëmarrjes në zgjedhje.

Në këtë aspekt, edhe Grupi i Ballkanit për Hulumtime në raportin më të ri nxjerr në shesh pikëpamjet politike dhe gjendjen reale në veri. Në këtë raport, thuhet se zgjedhjet lokale të 3 nëntorit, për Prishtinën zyrtare po nënkuptohen si fundi i administrimit të Serbisë me komunat veriore dhe fillimi i administrimit të asaj pjese nga Kosova.

Fundamenti

“Prishtina beson se nëntor do ta çimentojë sovranitetin dhe integritetin e saj territorial, ndërsa Beogradi shpreson se Bashkimi Evropian do ta shpërblejë bashkëpunimin e tij me bisedimet për anëtarësim në këtë mekanizëm”, thuhet në raport…(Tribuna).