UBT

Çfarë dimë deri me tani për sulmet e Amerikës në Siri

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Në orët e para të ditës së premte, Presidenti i SHBA’ve, Donald Trump ka urdhëruar sulme kundër caqeve dhe bazave ushtarake siriane të Bashar Al Assadit.

Çfarë ka ndodhur deri me tani:

SHBA ka filluar një sulm me raketa kundër Sirisë, ku e ka bombarduar bazën ajrore al-Shayrat që është afër Homsit, nga e cila thuhet se u lëshua gazi sarin në Khan Sheikhun.

Pentagoni ka thënë se 59 raketa të tipit Tomahawk janë lëshuar nga luftanija USS Ross dhe Porter në lindje të Detit Mesdhe rreth orës 3:45, sipas kohës së Mesdheut.

Presidenti Donald Trump tha se sulmi është një përgjigje direkte për sulmin kimik që la të vdekur më shumë se 70 njerëz: Kjo është në pika të shkurtër çfarë ka thënë Trump, transmeton GazetaExpress.

United Hospital

Sonte urdhërova një sulm ushtarak në bazën ushtarake të Sirisë nga ku u lëshuan sulmet kimike.

Ky është një interes i madh kombëtarë për sigurinë e Shteteve të Bashkuara që të ndalojmë sulme të këtilla vdekjeprurëse kimike.

Nuk ka përjashtime sepse Sirisë i janë ndaluar përdorimi i armëve kimike, një obligim i shkelur nga konventa ndërkombëtare për armët kimike, e cila edhe e ka injoruar Këshillin e Sigurimit.

Përpjekjet për të ndryshuar Assadin me vite kanë dështuar dhe do të dështojnë prapë nëse nuk veprojmë. /GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.