Mobi Casa

GALLUP: 90 Përqind e kosovarëve besojnë se Qeveria është e korruptuar

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kosova bën pjesë në grupin e dytë dhe përqindja e të rriturve që thonë se korrupsioni është i përhapur në Qeverinë e tyre arrin në 90 për qind. Kjo shifër në Serbi është 84 për qind, në Shqipëri 82 për qind, në Maqedoni 67 për qind, ndërsa në Mal të Zi 50 për qind.

108 prej 129 vendeve të anketuara nga Gallup në vitin 2012 e shohin korrupsionin si problem të përhapur në qeverinë e tyre.Ato përfshijnë vendet me shtyp të lirë dhe ato ku liria e mediave është e kufizuar.

Kosova bën pjesë në grupin e dytë dhe përqindja e të rriturve që thonë se korrupsioni është i përhapur në Qeverinë e tyre arrin në 90 për qind. Kjo shifër në Serbi është 84 për qind, në Shqipëri 82 për qind, në Maqedoni 67 për qind, ndërsa në Mal të Zi 50 për qind.

Vendet që kanë liri të kufizuar të mediave dhe që janë para Kosovës në këtë listë, janë: Tanzania me 95 për qind, Kenia me 93 për qind, Greqia me 92 për qind, Nigeria me 92 për qind dhe Uganda me 91 për qind, transmeton Radio Evropa e Lirë.

Në mesin e vendeve me shtyp pjesërisht të lirë, banorët e Gjeorgjisë dhe të Hong Kongut thonë më së paku se korrupsioni është i përhapur në qeverinë e tyre. Megjithatë, qëndrimet në të dyja vendet kanë ndryshuar gjatë viteve.

Qytetarët e Hong Kongut kanë thënë tradicionalisht se qeveria e tyre është e pastër, por përqindja e atyre që thonë se korrupsioni është përhapur, është rritur që nga viti 2011.

Në Gjeorgji rasti është ndryshe, pasi shifra e atyre që konsiderojnë se korrupsioni është i përhapur në qeverinë e tyre është 25 për qind në vitin 2012, krahasuar me 52 për qind në vitin 2007.

ARKATANA

Vendet që nuk kanë media të lira i udhëheq Çadi sa i përket korrupsionit në qeveri; 92 për qind e qytetarëve atje konsiderojnë se kjo dukuri është e përhapur në ekzekutivin e tyre.

Pas Çadit radhiten Kameruni me 89 për qind, Hondurasi me 87 për qind, Rusia me 80 për qind, ndërsa në fund të listës është Ruanda me 5 për qind.

Republika Çeke, ndërkaq, është në krye të vendeve që kanë media të lira, por korrupsion shumë të përhapur në qeveri. 94 për qind e çekëve janë përgjigjur pozitivisht në lidhje me praninë e kësaj dukurie te zyrtarët qeveritarë. Kjo shifër te çekët është rritur për 15 për qind qysh në vitin 2007.

Danimarka dhe Suedia janë vende me media të lira po ashtu, por edhe me më së paku korrupsion. Skandinavët tradicionalisht i shohin qeveritë e tyre si të pastra nga korrupsioni.

Rezultatet e Gallup-it bazohen në intervista ballë për ballë dhe telefonike me rreth 1,000 të rritur në secilin vend, nga mosha 15 vjeç dhe më të vjetër.

Gallup është kompani hulumtuese me seli në Washington.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.