ARKATANA

LVV: Zyra e prokurimit publik në shërbim të klientelës Haliti!

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Viti – Paraja publike duhet të përkthehet në dobi të trupit publik-qytetarëve dhe të shfrytëzohet në mënyrë sa më racionale e jo t’i shërbej interesave të ngushta politike e klienteliste të Sokol Halitit thuhet në reagimin e LVV dega në Viti.

Reagimi i plotë

Zyra e Prokurimit publik është shndërruar vatër e dallavereve duke e përkthyer misionin e saj në keqpërdorim të parasë publike e dobi të klientelës së qeverisë “brilante” të udhëhequr nga Sokol Haliti. Këtë e dëshmojnë edhe Raportet e Auditorit të përgjithshëm, ku komunën e Vitisë e rendisin ndër komunat me perfomancen më të dobët financiare, duke përfshirë edhe Zyrën e Prokurimit publik, ku specifikohet qartë se në disa raste ku janë realizuar projektet, mungojnë dosjet tenderuese, që ngjallin dyshime të shumta të keqpërdorimeve të parasë publike dhe kurdisje të tenderëve.

Nga këto të dhëna faktike, dora e Prokurorisë së shtetit do të kryente punë në zbardhjen e të vërtetës, për shkelje të procedurave të prokurimit, kurdisje të tenderëve për biznese të caktuara, por në disa raste edhe konflikt interesi. E vërteta e pamohueshme dhe që dihet botërisht nga opinioni Vitias, është ndërtimi i shkollës fillore në Beguncё ku si nënkontraktor është i përfshirë njeriu i afërt i kryetarit Haliti, por edhe duke përfshirë edhe në shumë projekte tjera ndërtuese. Kjo është dëshmia më e fuqishme se Sokol Haliti si kryetar i komunës po i shërben interesave të tij të ngushta dhe klientelës biznesore që e kanë mbështetur në fushatë elektorale dhe po e mbështetin në vazhdimësi për interesa të tij personale.

Eco Higjiena

Bizneset të cilat në kohë fushate financonin Sokol Halitin, tash po marrin tenderë si me qenë në bahçe të babës. Sokol Haliti me këto veprim makiaveliste-manipuluese po dëshmon se qëllimi i tij nuk është e mira publike, por interesi i tij personal e familjar.

Veprimi i tij manipulator, duke shpërblyer familjarët dhe bizneset të cilat kanë përkrahur në kohë fushate, tregon për frymën e dhe logjikën e mbrapshtë qeverisëse. Përmes mekanizmave të pushtetit, ekipi “brilant” në krye me arkitektin e manipulimeve dhe dallavereve, Sokol Haliti, po e përkthen paranë publike në interesa të ngushta klienteliste.

Me anë të këtij reagimi, ne si Lëvizje VETËVENDOSJE! në Viti, ndjehemi shumë të shqetësuar për mënyrën e funksionimit të kësaj zyre, e cila funksionon nën direktivat e Sokol Halitit dhe një grupi të vogël njerëzish të cilët janë super të dëgjueshëm ndaj këtij të fundit. Njëkohësisht, përmes këtij reagimi kërkojmë nga Prokuroria për krime të rënda ekonomike të filloj hetimet ndaj kësaj zyre dhe keqpërdoruesit e parasë publike të nxjerrën në sipërfaqe përfundon reagimi./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.