United Hospital

Kosova vetë në geto, lëshon 174 viza

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Vugar është 24 vjeç dhe vjen nga Azerbajxhani. Vitin e kaluar, gjatë një seminari në Beograd ai ka bërë miq kosovarë, dhe sivjet në një turne ballkanik ai ka dashur ta përfshijë edhe një vizitë në Kosovë.

Shteti i tij, është numër pesë në listën e shteteve të cilat që nga ky vit duhet të posedojnë vizë për të hyrë në territorin e Republikës së Kosovës. Vugar, megjithatë, thotë se ka pasur probleme në aranzhimin e dokumenteve për të marë një vizë, sado që për të Turqia është shumë e afërt, e më e afërt edhe Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Stamboll, atje ku edhe aplikohet e merret viza.

United Hospital

“Në fakt, problemin e kisha në krijimin e dokumentacionit, sepse fillimisht nuk më besohej se do të duhej vizë për Kosovë. E dija se Azerbajxhani dhe Kosova nuk kanë raporte të mira bilaterale, por kureshtja më bën të vij atje”, thotë Vugar.

Ai nuk ka hequr dorë nga marrja e vizës, që megjithatë i duket absurde. Ai ka pak shtete ku i duhet vizë, derisa ka dëgjuar se shtetasit e Kosovës pa vizë mund të hyjnë në vetëm pesë shtete, përfshirë Serbinë…(Zëri)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.