ARKATANA

Kadriu i “Vatrës” viziton qendrat tregtare në Gjilan

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Kryetari i Lëvizjes “Vatra”, Sejdulla Kadriu me bashkëpunëtorët, sot vizitoi Qendrat Tregtare INTEREX dhe ETC. Me këtë rast takuan menaxherët e këtyre Qendrave, ku u njoftuan për zhvillimin e tregtisë si dhe për të drejtat e punëtorëve.

Ata (Menaxherët) theksuan me bindje të plotë se në përgjithësi të drejtat e punëtorëve respektohen dhe zbatohen mbi bazën e ligjeve.

Uji Dea

Ndërsa, kryetari, i Lëvizjes “Vatra” premtoi se në të ardhmen, me qeverisjen tonë, të drejtat e punëtorëve do të respektohen me përpikëri, sipas ligjeve, pavarësisht se në cilin sektorë janë të punësuar.

Gjithashtu edhe orari i punës do të respektohet, e nëse ndodhë që të punohet jashtë orarit, përkatësisht më shumë se kontratën që e kanë, ata punëtorë do të paguhen sipas rregullave e ligjeve thuhet në njoftimin e Vatrës./rajonipress/

Mund të ju interesoj: