Eko Higjiena

“Sheiku” mashtrues

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Mbi 845 milionë euro ka arritur shuma e premtimeve që lideri i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Hashim Thaçi po i jep nëpër komuna të Kosovës, për investime kapitale, përgjatë dy javëve fushatë parazgjedhore.

Me këtë trend të premtimeve deri në përfundim të fushatës ai do të shterrë buxhetin prej 1.5 miliardë euro që ka Kosova. Të dhënat zyrtare të qeverisë, në krye të së cilës është ai vetë, tregojnë shifra të tjera të cilat dëshmojnë se kryeministri është duke manipuluar me votuesit potencialë.

Bazuar në linjat zyrtare buxhetore, i gjithë buxheti për investimet kapitale për të gjitha komunat e Kosovës është 126 milionë euro. Ndërsa premtimet e tij për 11 komuna kapin shumën prej 845 milionë euro.

FIDANISHTJA

Gjatë hapjes së fushatës në Mitrovicë, lideri i PDK-së Hashim Thaçi ka premtuar se gjatë mandatit që vjen nëse i fiton zgjedhjet kandidati i partisë së tij Avni Kastrati do të investojë hiç më pak se 150 milionë euro, shumë kjo gati dhjetë herë më e madhe se shuma e investimeve që janë bërë gjatë mandatit katërvjeçar të kryetarit Kastrati.

Sipas raportit të buxhetit të Ministrisë së Financave (MF) shihet se buxheti për investime kapitale i kësaj komune për vitin 2013 ka qenë 3,8 milionë euro. Gjatë vitit 2014 do të jetë 3,9 milionë euro, si dhe gjatë vitit 2015 do të jetë 4 milionë euro.(Zëri)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.