Grabitja 30 milionëshe, fatale për PTK-në
Analistët me të drejtë e shtrojnë edhe çështjen se çka po pret Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, që nuk po ndërmerr hetim të të inkriminuarve Devolli dhe “sejmenëve” të tyre të inkriminuar. Analistë shfaqin shqetësimin e tyre se përse Kryesia e Kuvendit të Kosovës nuk po e cakton një seancë të jashtëzakonshme për të debatuar për zhvatjen më të madhe që po i bëhet buxhetit të shtetit dhe vendit në përgjithësi për 30 milionë euro.
Devollët sërish arrijnë ta zhvatin pasurinë publike,shkruan gazeta Kosova Sot.
Kompania “Z- Mobile”, që është në pronësi të afaristit Blerim Devolli, ka dalë fituese edhe në shkallën e dytë në Arbitrazh Ndërkombëtar, duke vulosur kështu një goditje të rëndë për PTK-në, që detyrohet të paguajë rreth 30 milionë euro. Për njohësit e kësaj fushe dhe analistët e ekonomisë, një epilog i tillë si ky është edhe një skemë tepër mashtruese e kriminale dhe një tendencë 10-vjeçare nga “grabitësit” kërcënues të familjes Devolli dhe miqtë e tij rreth e rrotull, që fund e krye janë të korruptuar dhe të inkriminuar, për ta shkatërruar PTK-në dhe për të përfituar kompania e Blerim Devollit, e cila, sipas vlerësimeve të analistëve, është në bashkë-ortakëri “fantome” e kriminale me politikanët e tejinkriminuar.
Analistët me të drejtë e shtrojnë edhe çështjen se çka po pret Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, që nuk po ndërmerr hetim të të inkriminuarve Devolli dhe “sejmenëve” të tyre të inkriminuar.
Analistë shfaqin shqetësimin e tyre se përse Kryesia e Kuvendit të Kosovës nuk po e cakton një seancë të jashtëzakonshme për të debatuar për zhvatjen më të madhe që po i bëhet buxhetit të shtetit dhe vendit në përgjithësi për 30 milionë euro.
Kompania, çerdhe e SHIK-ut
Ardian Nokaj tha se shqiptimi i dënimit nga ana e Arbitrazhit Ndërkombëtar ndaj PTK-së e paraqet pa mëdyshje rastin më drastik të bashkëpunimit në mes të krerëve të krimit dhe krerëve të nëntokës kosovare. “Pa fije dyshimi, PTK-ja e Kosovës ka qenë dhe mbetet çerdhja kryesore e profiteve marramendëse qindra milionëshe, të cilën e ka shfrytëzuar SHIKu dhe e shfrytëzon edhe sot”, potencoi ai.
Analisti Nokaj shpreh keqardhjen e tij, duke thënë se deri vjet kjo kompani, e cila ka qenë më rentabilja në Kosovë dhe i ka sjellë buxhetit qindra miliona euro profit të pastër, hap pas hapi, vit pas viti, krimi politik dhe krerët e nëntokës e kanë çuar drejt shkatërrimit. “Vetëm para pak kohësh, buxheti ynë i humbi 30 milionë euro në një proces të kurdisur”, potencoi ai.
Analisti Nokaj thotë se PTK-ja është në rrezik që nga buxheti i Kosovës t’i humbasë edhe 390 milionë të tjerë në procese të kurdisura dhe kontrata fiktive, përmes të cilave do të zhvatet pamëshirshëm paraja e qytetarit të Kosovës. “Nëse falimenton PTKja dikush nga pushtetarët duhet që të japë llogari! Thënë më ndryshe, Prokuroria duhet sa ma parë të nisë hetimet ndaj kompanisë ” Z- Mobile” dhe po ashtu të hetojë krerët e korruptuar të PTK-së”, u shpreh ai.
Dominimi i monopolit
Deputeti i opozitës, Salih Salihu (LVV) tha se Kompania e Devollit sigurisht se shpreh interesim t? luftojë konkurrencën që fuqishëm i paraqitet asaj prej PTK-së, dhe një agjendë e tillë konsideroj se mund të fuqizohet kur kemi parasysh përfshirjen e politikës në këto çështje të padrejta. “Kompania Devolli me gjithë produktet e saj ka arritur të krijojë monopolizëm ndërbiznesesh, dhe një agjendë e tillë ka arritur të marrë formë konkrete falë bashkëpunimit politik. Kosova në situatën që ekziston është bashkëpunim i ndërsjellë, si i politikës ashtu edhe organeve jokredibile të Kosovës. Si mund të përndiqet Blerim Devolli, kur ai bashkëpunimin më të madhe e ka në fushën e politikës, pra cila është mundësia reale”, u shpreh ai.
Opozitari Salihu është i mendimit se Prokuroria Speciale është një dorë e zgjatur e politikës së shfrenuar dhe bizneseve të errëta, që në emër të këtij mosfunksionaliteti ato kanë arritur të krijojnë perandori të fuqishme ekonomike.
Ndërsa, eksperti i ekonomisë, Dardan Grapci tha se PTK-ja do fundoset nga ana ekonomike dhe do t’i duhen shume vjet derisa të rikthehet në gjendjen aktuale që është, kurse kompania” Z-Mobile” do ta rritë klientelën dyfish, që do të thotë klientët e PTK-së dhe të ” VALA-“s do të kalojnë tek ” ZMobile”. “Prokuroria Speciale e Kosovës nuk ka kuadër profesionistësh që të merren me këso lloje hetimesh, duke e ditur që shtetin është duke e menaxhuar mafia dhe gjithashtu kanë frikë se mos po e pëson dikush nga familjarët e tyre”, u shpreh ai.
Organet kompetente të veprojnë
Analisti Florim Zeqa tha se humbja e 30 milionë eurove të asetit më fitimprurës në vendPTK-së në shkallën e dytë të Arbitrazhit Ndërkombëtar në përballje me kompaninë e inkriminuar “Z-Mobile”, është pak më tepër se sa papërgjegjësi shtetërore. “Lejimi i humbjes së 30 milionë eurove të buxhetit të shtetit nga ana e bartësve të institucioneve shtetërore, përveçse skemë mashtruese dhe kriminale, është vjedhje e hapur dhe e sinkronizuar e shtetit përmes oligarkëve të inkriminuar ekonomik”. Ai është i mendimit se, mosndërmarrja e masave parandaluese për humbjen e 30 milionë eurove të asetit më fitimprurës shtetëror, duhet të hetohet nga Prokuroria Speciale e Shtetit dhe AKI-ja si institucioni më i lartë mbikëqyrës në vend, nëse këta të fundit nuk janë të ndërlidhur në këtë vjedhje të organizuar. “Moscaktimi i një seance të jashtëzakonshme nga ana e Kryesisë së Kuvendit lidhur me zhvatjen e 30 milionëve të PTK-së, ngrit edhe më tepër shqetësimet për implikim të shumë figurave politike në zhvatjen dhe fundosjen përfundimtare të PTK-së,për të realizuar kështu qëllimin e kamotshëm të tyre për privatizimin (faljen) e PTK-së ndonjë kompanie të afërt me pushtetarët e tejinkriminuar”, potencoi ai./kosova sot/


