Sundimtarët e Kosovës bllokojnë alternativat shpëtimtare
Mbajtja peng e skenës politike në Kosovë, pa asnjë ndryshim të vetëm për gjithë këta 18 vjet të fillimit të procesit të shtetndërtimit dhe 8 vjet pavarësi të një shteti jofunksional, po konsiderohet nga analistët politikë si e qëllimshme nga oligarkët e pushtetit dhe të biznesit, të cilët bashkëveprojnë me çdo kusht dhe pamundësojnë daljen në skenën politike të nismave të reja, me politikanë të rinj, me energji pozitive dhe krejt ndryshe nga të tanishmit e korruptuar dhe të inkriminuar.
Politika kosovare mbetet e zhytur në korrupsion dhe bajraktarizëm,shkruan gazeta Kosova Sot.
“Mosrealizimi i një nisme të re, pamundësia e daljes në sipërfaqe dhe veprimit të një spektri të ri politik, vjen nga një bllokim i hekurt nga oligarkët dhe vetë pushteti i tanishëm, i krijimit të skenarëve, të cilët nuk dëshirojnë njerëz të vlerave intelektuale dhe të atyre që nuk kanë dosje kriminale, sepse ardhja e një spektri të ri politik në skenë do të ishte ndëshkim i madh për oligarkët dhe grupet e biznesit politik të mafisë”, tha analisti Ali Hertica
Mbajtja peng e skenës politike në Kosovë, pa asnjë ndryshim të vetëm për gjithë këta 18 vjet të fillimit të procesit të shtetndërtimit dhe 8 vjet pavarësi të një shteti jofunksional, po konsiderohet nga analistët politikë si e qëllimshme nga oligarkët e pushtetit dhe të biznesit, të cilët bashkëveprojnë me çdo kusht dhe pamundësojnë daljen në skenën politike të nismave të reja, me politikanë të rinj, me energji pozitive dhe krejt ndryshe nga të tanishmit e korruptuar dhe të inkriminuar. Kjo kapje e madhe e skenës politike nga lidhjet me krimin pamundësojnë një ndryshim të skenës politike që do të sillte shpresën e besimin për qytetarët, tanimë gati të pashpresë fare.
Analisti politik, Blerim Burjani, vlerë- son se gjendja aktuale politike dhe situatat e zhvillimeve një kohë të gjatë kanë bërë që të fuqizohen disa grupe të interesit, në shumë aspekte, që nënkupton edhe pasurimin e madh të disa njerëzve të politikës aktuale, pasurimi i pozitës dhe opozitës dhe bërjen e privilegjeve të shumta për interesat e tyre deri në krijimin e bizneseve të pastra politike, prandaj kjo lidhje bllokon shtetin dhe nismat e reja politike.”Forcimi i bizneseve partiake, duke themeluar biznese partiake, kompani të shumta private, gjinden në duar të politikanëve, pra kjo ka bërë që këta si politikanë të forcohen edhe para elektoratit. Mbyllja e qarkut të pluralizmit në këtë mënyrë ka përjashtuar klasën intelektuale nga zhvillimet politike vendore dhe ndërkombëtare. Mosbashkëpunimi me pjesën akademike u ka bërë shumë dëm e probleme zhvillimeve politike në vend, edhe në dialog me Serbinë”, u shpreh Burjani
Pasojat e kapjes së shtetit
Të dëmshëm e sheh këtë bllokim të skenës politike nga oligarkia politike e lidhur me krimin ekonomik edhe analisti Ali Hertica. “Mosrealizimi i një nisme të re, pamundësia e daljes në sipërfaqe dhe veprimit të një spektri të ri politik, vjen nga një bllokim i hekurt nga oligarkët dhe vetë pushteti i tanishëm, i krijimit të skenarëve, të cilët nuk dëshirojnë njerëz të vlerave intelektuale dhe të atyre që nuk kanë dosje kriminale, sepse ardhja e një spektri të ri politik në skenë do të ishte ndëshkim i madh për oligarkët dhe grupet e biznesit politik të mafisë”, tha Hertica.
Edhe analisti politik Hidajet Ahmeti pohon se është komuniteti politik pakicë që ka kapur çdo pore në shoqërinë kosovare.”Alternativat e reja, me politikanë të rinj, me mendësi të re, energji, vullnet, guxim, vetëpërmbajtje, e me shpirt të pastër, eliminohen që në hapin e parë të karrierës së tyre politike”, theksoi ai.”Trashja e klienteles dhe instalimi i njerëzve të tyre në institucionet publike ka ndërtuar një lloj komoditeti për politikanët e pasluftës, të cilët çdo mekanizëm të shtetit e përdorin për interesa të ngushta personale, klienteliste e politike”, tha Hidajet Ahmeti.
Ai pohon se perandoritë e ndërtuara, si në nivel qendror ashtu edhe në atë lokal, për dekada, kanë bllokuar konceptin për qeverisje të mirë, pasi që pushtetet e pasluftës në mënyrë sistematike e të strukturuar kanë kapur çdo mekanizëm të shtetit. “Përkthimi i mekanizmave të shtetit në favor të interesave personale, klienteliste e nepotike, ka krijuar komoditetin e politikanëve për t’i vazhduar politikat degraduese dhe uzurpuese”, ka potencuar Ahmeti.
Na duhet qeverisje për qytetarët
Edhe politologu Arsim Haziri vlerë- son se politika e sotshme e padrejtë, përmes klimës që ka instaluar ndër institucione e në shoqëri, ua ka pamundësuar subjekteve të reja ekzistencën si juridike ashtu edhe politike.”Ajo – politika funksionale, qëllimisht ka prodhuar këtë klimë jo të përshtatshme për forca tjera vetëm që të jetë gjithherë prezent, njëkohë- sisht edhe e paprekshme. Kjo klimë negative ka krijuar pamundësinë ndëshkuese për këtë elitë të papërgjegjshme, e cila ka shpërfillur mekanizmin e quajtur aparat shtetëror dhe ka vërë në funksion rrjetin e padrejtë klientel”, ka thënë ai. “Duke pasur parasysh pamundësinë për subjekte, ide e koncepte të reja, ata vazhdojnë të qëndrojnë në mënyrë të rehatshme dhe kësisoj konsiderohen të paprekshëm. Vendi ynë me këtë politikë aktuale vetëm sa mund të çorientohet edhe më shumë, pasi këta mbajnë edhe faturën për humbjen e llogaridhënies ndaj qytetarëve. Qeverisje më qytetare dhe më shtetërore mund të vijë vetëm kur kjo klasë të marrë ndëshkimin popullor dhe të zëvendë- sohet me një elitë tjetër, e cila mund të jetë premtuese për zhvillim dhe avancim” , tha Arsim Haziri.
Sipas tij, besimi qytetar karshi klasës sonë politike, me disa përjashtime, është pothuaj zero.”Prandaj skena politike më shumë se kurrë ka nevojë për reformim të thellë, ka nevojë për një elitë e cila jeton dhe organizohet brenda interesit nacional, pra vetëm një koncept i drejtë dhe i paanshëm mund të jetë përgjigje për mjerimin e përgjithshëm”, u shpreh më tej ai. /kosova sot/


