Mobi Casa

Mustafa: Me presidentin Sejdiu do ta çojmë LDK-në përpara

/ 4 minuta lexim
Fundamenti

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë në tubimin zgjedhor me qytetarët e Kamenicës se, së bashku me presidentin Fatmir Sejdiu, prezent në këtë tubim, do të arrijmë objektivat për ta çuar përpara Lidhjen Demokratike.“Me ne këtu është edhe presidenti Sejdiu, i cili ka punuar shumë për LDK-në dhe bashkërisht po punojmë me gjithë udhëheqjen e LDK-së, që të çojmë LDK-në përpara, që të arrijmë objektivat tona, që i kemi paraparë në katër vitet e ardhshme dhe më tutje”, ka thënë Mustafa.

Ai ka thënë se LDK-ja ka fuqi shumë më të madhe se sa që ka marrë vota deri më tani, prandaj dëshirojmë që këtë fuqi që e kemi, këtë program që është pranuar nga qytetarët e Republikës së Kosovës ta shndërrojmë edhe në vota dhe në fitoren e madhe në ditën e zgjedhjeve.

“Jam i bindur se ky rrugëtim këtu në Kamenicë dhe rrugëtimi i LDK-së në gjithë Kosovë, nuk është rrugëtim që do të përfundojë në këto katër vite, është një rrugëtim afatgjatë, ashtu siç ka përcaktuar Presidenti Ibrahim Rugova. Më 3 nëntor ne do ta shënojmë një rezultat i cili do ta tregojë fuqinë e LDK-së në Kamenicë dhe në gjithë Kosovën”, ka thënë kryetari i LDK-së.

Duke folur për zgjedhjet lokale në Kamenicë, Mustafa tha se LDK qëndron prapa programit të kandidatit të saj për kryetar të Kamenicës dhe këshilltarëve komunalë, të cilët gëzojmë mbështetjen e plotë të partisë.

“Unë jam i lumtur që në Kamenicë shoh kaq shumë të rinj, që tregon për perspektivën e LDK-së dhe Kamenicës. Gjithashtu jam i lumtur që sot shoh këtu njerëz të moshuar që i kanë qëndruar besnikë LDK-së, që nga fillimi e deri më sot. Ne garantojmë se kryetari aktual dhe i ardhshmi i Kamenicës, Shaip Surdulli, dhe kandidatët e LDK-së për asamble komunale do të punojnë në interes të të gjithë qytetarëve të kësaj komune”, tha Mustafa.

ARKATANA

Shaip Surdulli, kryetar i Komunës dhe kandidat i LDK-së për kryetar të kësaj komune, tha se gjatë mandatit të shkuar janë realizuar me dhjetëra projekte, janë ndërtuar disa terrene sportive dhe janë bërë shumë e shumë investime të tjera.

“Gjatë mandatit të kaluar është stimuluar bujqësia, janë ndarë bursa për studentë, janë sistemuar në konvikte nxënësit e shkollave të mesme nga malësia, janë ndihmuar shoqëritë kulturore dhe artistike, janë ndihmuar shumë raste sociale, ndërsa komuna e Kamenicës ka marrë vendin e parë në Kosovë për krijimin e kushteve për afarizëm”, ka thënë Surdulli.

Ai ka thënë se për fat të keq, ndihma nga Qeveria e Kosovës ka qenë shumë simbolike, ndërsa komuna ka pas ndihma nga qeveritë SHBA-së, Norvegjisë, Suedisë, Komisioni Evropian etj.

“Premtimet e Thaçit se do t’i investojë në Kamenicë miliona euro, kanë mbetur në fatin e harresës”, ka thënë Surdulli. Ai ka shtuar se në mandatin e ardhëm katërvjeçar do të investohet në bujqësi, në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, në sektorin e rinisë, në përmirësimin e kushteve të ambientit, shtimin e sasisë së ujit në qytet dhe në fshatra, do të kemi shkolla të reja të ndërtuara, do të përmirësojmë kushtet në sektorin e shëndetësisë, ambulanca në Rogaçicë do të jetë 24 në shërbim të qytetarëve etj.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.