ARKATANA

Basit Khalid fundos Dritën

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Futbollistët e Dritës në javën e 24 të Vala Superligës së Kosovës në futboll, kanë pësuar humbje nga skuadra e kryeqendrës Prishtina me rezultat 1-3.

Nën ethet e ngjarjeve të fundit të skandalit ku të përfshirë ishin gjyqtari Bajram Gashi, Edmond Zeqiri gjyqtar, Ali Ajeti delegat i FFK-së dhe trajnerit të Dritës Ismet Munishi të cilët i ka suspenduar FFK, ndeshja e sotme nuk ishte as hija e ndeshjeve të cilat jemi mësuar ti shohim në mes këtyre dy skuadrave.

Drita përkohësisht e ka pezulluar trajnerin e saj Ismet Munishin ndërsa ndeshjen e sotme në radhët e Dritës e ka drejtuar Afrim Shahini.

Futbollistët e Dritës nën presion të skandalit të fundit dhe kërkimit të tri pikëve, në këtë takim zhvilluan një ndeshje tejet të dobët në radhët e Dritës asgjë nuk funksionoi.

Në pjesën e parë ndeshja ishte e nivelizuar pa asnjë rast nga dy skuadrat.

Në pjesën e dytë në minutën e 50-të, futbollisti më i mirë i ndeshjes së sotme Basit Khalid përfiton nga gabimi së pari i Nexhipit e pastaj Rexhepit dhe nga 13 metra gjen këndin e majtë të Halimit duke sjell skuadrën e tij në epërsi 1-0.

ARKATANA

Katër minuta më vonë, Khalida kalon 3-4 mbrojtës të Dritës edhe portierin Halimin i cili nga 5-6 metra ngrit epërsinë në 2-0.

Në minutën e 86 së pari Lorik Boshnjaku godet shtyllën pingule nga 18 metra topi dëbohet gjerë të Khalidi cili nuk e pati vështir të shënon golin e tij të tretë në takimin e sotëm.

Një minutë më vonë në atë të 87-të, Alban Shillova shfrytëzon një huti të mbrojtësve të Prishtinës i cili nga 5-6 metra zbut epërsinë dhe shënon golin e nderit në këtë takim.

Pas ndeshjes trajneri i Prishtinës Arsim Thaçi deklaroi. “I falënderoj futbollistët për angazhim në pjesën e dytë zhvilluam lojë të mirë dhe kjo po dëshmon së skuadra e Prishtinës po e merr fizionominë e saj.

Trajneri i Dritës i cili sot u paraqit në pankinën e Dritës pas suspendimit të Munishit, Afrim Shahini deklaroi.
“Pësuam prej gabimeve tona, ndikuan ngjarjet e fundit tek futbollistët por ne vazhdojmë të punojmë për ndeshjet e radhës”.

Ndeshjen e përcollën rreth 1000 shikues ndërsa gjyqtari i takimit ishte Selim Isufi nga Mitrovica./sylejman ismajli/rajonipress/