Mobi Casa

Sinani priti në takim Kolonelin, Mustafa Ihsan Tavazar, flasin edhe për problemet kufitare

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kamenicë – Kryetari i Komunës Begzad Sinani me bashkëpunëtorë sot priti në takim kolonelin e KFOR-it, Mustafa Ihsan Tavazar, ku në këtë takim u bisedua për gjendjen e sigurisë, tolerancën ndëretnike dhe ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike në Komunën e Kamenicës.

Ndër të tjera kryetari i Komunës Begzad Sinani informoi kolonelin Tavazar për të arriturat në të gjitha segmentet e jetës, implementimin e projekteve infrastrukturore si në Arsim, Shëndetësi, Infrastrukturë rrugore dhe për sigurinë në komunën e Kamenicës dhe ishte konstatim i përbashkët se komuna jonë ka një siguri, rend dhe qetësi të pacenueshëm nga akterët e brendshëm dhe të jashtëm.

Në interesimin e kolonelit për çështjen e brezit kufitar me Serbinë, Sinani deklaroi se deri tash nuk kemi probleme të evidentuara kurse është në kompetencë të nivelit Qendror për caktimin e saktë të kufirit ndërshtetëror dhe ne si komunë e kemi mbështetur dhe do të mbështesim me dokumentacionin kadastral dhe kërkesat tjera që i posedojmë tha kryetari i Komunës Begzad Sinani.

Fundamenti

Koloneli Mustafa Tavazar falënderoj kryetarin për pritjen shumë miqësore. Ai tha se ne sot po vizitojmë komunën e Kamenicës me qëllim që të njoftohemi me gjendjen e sigurisë në komunën tuaj sfidat dhe problemet eventuale që mund t`i keni dhe ne jemi këtu për të mbështetur institucionet për ofrimin e sigurisë për qytetarët tuaj. “Kosova është një vend i parajsës dhe ne së bashku me koleg po ndihemi si në shtëpitë tona dhe jemi të kënaqur me shërbimin që po ofrojmë dhe mikpritjen e qytetarëve të Kosovës”.

Pas takimit vizituan qytetin e Kamenicës dhe u njohën për së afërmi me infrastrukturën, kushtet të cilat i ofron Komuna e jonë dhe me kërkesë të kryetarit shumë shpejt nga ana e KFOR-it pritet të hapet rruga Poliçkë – Dragoc – Desivojcë dhe të bëhet e kalueshme për vetura./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.