Eko Higjiena

Ballkani sfidë e funksionimit ndëretnik

/ 6 minuta lexim
Mobi Casa

Nga Përparim Sadiku – Relaksimi i raporteve politike mes shteteve të krijuara artificialisht në Ballkan, sidomos të raporteve politike shqiptaro-sllave është fillim i mbarë për të dal tek zgjidhja reale…, ngase këto zgjidhje gjysmake dhe artificiale nuk kanë bazë popullore, por janë si zgjidhje akute të “politikbërësve piun” për ti bërë projektet sipas vullnetit evropian.

Zanafillë e destabilizimit politik të Ballkanit nuk janë apriori njerëzit, por janë luftërat për dominimin e ideologjive të mëdha, madje këto të funksionalizuara në teren përmes njerëzve. Historiku i Ballkanit nuk mban mend se sllavët ndonjëherë kanë pasur themele këtu, vetëm mban mend se ata janë të ardhur si barbar nga Karpatet e largëta ruse, e unë do të thosha se janë ardhur me mision të projektuar që si qëllim kishin dominimin e ideologjisë hexhemoniste ruso-sllave mbi njerëzit e Ballkanit, mbi shqiptarët e sotëm (respektivisht ilirët e lashtë).

Kështu si janë sot të ndarë shqiptarët në Ballkan, të ndarë në gjashtë shtete, të ndarë artificialisht, botërisht dihet se projektues i kësaj ndarje është bota hexhemoniste ruso-sllave, me qëllimin e vetëm që të mos ketë shtet shqiptar unik. Por, në kohën kur tashmë dominante në politikën ballkanike është rendi shoqërorë demokratik mbetet sfiduese pyetja: Sa do të jenë të qëndrueshme këto harta ndarjesh të dhunshme dhe artificiale mes shteteve?….

Relaksimi i raporteve politike mes shteteve të krijuara artificialisht në Ballkan, sidomos të raporteve politike shqiptaro-sllave është fillim i mbarë për të dal tek zgjidhja reale…, ngase këto zgjidhje gjysmake dhe artificiale nuk kanë bazë popullore, por janë si zgjidhje akute të “politikbërësve piun” për ti bërë projektet sipas vullnetit evropian.

Stabiliteti i Ballkanit varët ekskluzivisht nga respektimi i të drejtave njerëzore mes shoqërive të Ballkanit, madje këto të drejta të garantuara dhe të mbikëqyrura rreshturazi nga bota demokratike, ngase procesi i paqes vetëm sa ka filluar, ende jemi shumë larg për të bërë “hop”!….

********

“Aventurierët ideologjik”, madje këta ideolog të kohës moniste, por ka edhe nga ata të “demokracisë gojore”, nga ta dëgjohen fjalë se kinse duhet krijuar një “Jugosllavi të Re”, apo “Ballkani”, që si synim kanë funksionimin e bashkuar të shoqërive kryesisht të dala nga ish-Jugosllavia hexhemoniste, me “bindjen” se këto ide do të siguronin paqe afatgjate në mes popujve të Ballkanit të sotëm.

Këto “fontanë dëshirash” përveç që janë të paskrupulla janë edhe rikthim i historisë në pikën zero, ngase sot popujt po bashkohen në integrimet euro-perëndimore, megjithëse idetë nuk duhet nënçmuar, por përgjigja mbetët prapë sfiduese, shtrohet pyetja: A duhet besuar në një rahati politiko-njerëzore të tipit “Jugosllavi e Re”, apo “Ballkani” mes popujve të Ballkanit?…

Ka nga idetë e ndryshme se si duhet e mund të funksionojnë shqiptarët e bashkuar, apo në një shtet të përbashkët shqiptar. Këso ide madje edhe janë iniciuar edhe në qarqet më të larta diplomatike të Botës që janë akter të vendimmarrjes. Ka ide që e shohin bashkimin vetëm mes dy shteteve Shqipëri e Kosovë në kësi lloj federatash e konfederatash, që ma tepër tingëllojnë si ide të përpjekjeve për të dominuar politikisht se sa që në realitet është zgjidhje. Athua këta idealistë a kanë menduar edhe për shqiptarët përtej këtyre shteteve, si për shqiptarët që jetojnë në Maqedoni, në Malin e zi, në Serbi e Çamëri, athua ata e meritojnë të nënçmohen duke i lënë pa përkujdesje?!…

Eco Higjiena

********

Ideja për një Shqipëri Natyrale nuk është ide e neopolitikanëve!…, kjo ide është e ngritur si kundërpërgjigje diplomatike për të sensibilizuar opinionin ndërkombëtar dhe të brendshëm, se ky popull është popull i lashtë, një nga popujt e parë të Ballkanit, dhe nuk ka qenë kështu si është sot i ndarë në gjashtë shtete, dhe se synimi për t’i rikthyer “mexhtë e vjetra” nuk është paradoks, dhe nuk mund të shndërrohet në lajm të ditës, as nuk mund të personalizohet, ngase ky është vullnet politik, natyral, i drejtë dhe i kamotshëm i shqiptarëve, kudo ku jetojnë brenda Ballkanit dhe jashtë tij gjetiu nëpër botë.

Patjetër dhe esenciale është edhe se si do të duket kjo Shqipëri Natyrale…, kur dihet se demografia e popujve të Ballkanit ka ndryshuar dukshëm, ngase dikur shqiptarët shtriheshin edhe më larg se sa janë tash, siç thotë një fjalë populli “Shqipëri është deri te Molla e Kuqe”. Sfiduese mbetën për shqiptarët se a duhet punuar për të rikthyer “mexhtë e vjetra”, apo vetëm aty deri ku ka shqiptar!…

*********

Rirregullimi i kufijve në Ballkanin Perëndimor, apo rikrijimi i shteteve në baza etnike, duhet parë edhe si mundësi e një sigurie globale dhe vetëqëndrueshmërie ekonomike. Kështu si janë duke funksionuar shtetet e krijuara artificialisht nuk garantojnë siguri të qëndrueshme e as vetqëndrueshmëri ekonomike-politike të këtyre shteteve artificiale, kështu Ballkani çdoherë mbetët potencial për destabilizim.

Që Ballkani të ketë siguri afatgjate në “tryezën e pajtimit ndëretnik” përveç shteteve Kosovë e Serbi, duhet të ulën edhe Shqipëria, Greqia, Maqedonia, Mali i Zi e Bullgaria, po edhe Kroacia, ngase kontestet politiko-territoriale ka edhe mes këtyre shteteve. Pra, që Ballkani të ketë një paqe jetësore të sigurt duhet organizuar një tryezë të nivelit më të gjerë. Krijimi i shteteve në baza etnike do të nënkuptonte edhe fshirjen nga harta e Ballkanit të këtyre shteteve artificiale si Kosova, Maqedonia, Mali i Zi e Bosnje-Hercegovinë dhe do tu siguronte të gjitha shteteve të mëdha etnike dalje në Detin Adriatik si potencial i qëndrueshmërisë ekonomike të shoqërive të Ballkanit dhe si potencial i sigurisë afatgjate në Ballkan.

********

Shqiptarët duhet të dinë se fati i tyre politik, rikthimi i shqiptarëve në një shtet të vetëm nuk zgjidhet duke e shprehur vetëm si vullnet politik, madje edhe me te po, por ai do të zgjidhët atëherë kur vullneti i popullit shqiptar do të pikëpjekjet me politikat strategjike të shteteve demokratike të botës, posaçërisht politikave strategjike të Amerikës, si zotuese e idesë së arritjes së Paqes Ballkanike dhe jetësimin e demokracisë në shoqëritë e Ballkanit.