Arbnor Morina: Ndeshje e vështirë, por dua fitore
Gjilan – Skuadra e Gjilanit në javën e 24-të,do të jetë nikoqire e Lirisë së Prizrenit e cila është duke bërë përpjekje t`i ikë zonës së barazhit”kuq e bardhët” e Gjilanit sipas trajnerit Arbnor Morina kësaj sfide do t`i qasen për të ngadhënjyer.
“Do të jetë një ndeshje mjaft e vështirë, do të angazhohemi maksimalisht dëshira jonë është ti mposhtim mysafirët nga Prizreni, një disponim i tillë është edhe tek futbollistët të cilët kanë stërvit mjaft mirë, do të japin maksimumin e tyre për fitore kësaj radhe do të na mungon vetëm Azem Ahmeti për shkak problemeve shëndetësore në familjen e tij, ndërsa ju bëj thirrje tifozëve “Skifterave” që nesër në mënyre masovike t`ju mësyejn shkallëve të stadiumit për të na përkrahur në këtë sfidë të vështirë dhe në fund ti gëzohemi së bashku fitores”./rajonipress/


