Falë bashkatdhetarëve nga Austria një familje me kulm mbi kokë në Medvegjë
Sijarinë – Familja shtatë anëtarëshe e Adem Ramës nga Sfirca e Medvegjës, fal kontributit të mërgimtarëve shqiptarë që veprojnë në Austri, me kulm mbi kokë. Përveq përfaqësuesve të Shoqatës ,,Iliria” në këtë dorëzim të qelsave për shtëpin e re morën pjes edhe përfaqësues nga komuna e Medvegjës si nënkryetari i kuvendit z.Femi Beha, ndihmës i kryetarit z.Ismet Zeqiri, deputeti Riza Halimi, kryetari i KNSH z.Galip Beqiri, kryetari i Kuvendit të Bujanocit z.Jonuz Musliu e tjer.
Momenti i pranimit të çelësave nga përfaqësuesit e Shoqatës Humanitare “Ilirët” të Vjenës, është përcjell me mjaftë emocione, ndërkohë që kontribuuesit për këtë gjest jo vetëm human por edhe kombëtar janë falënderuar përzemërsisht nga kryefamiljari Rama.
“Falënderoj të gjithë ata që kontribuuan për të më siguruar kulmin familjes sime e cila për katërmbëdhjetë vite rresht është duke bredhur nga vendi në vend në mungesë të shtëpisë. Jam jashtëzakonisht i kënaqur që më në fund më ndihmoi Zoti të kem edhe unë një vend ku do të mundem të jetojmë jetën si njerëz me dinjitet”.
Shtëpia me truall dhe me tërë orientit e nevojshme kanë kushtuar rreth 30 mijë euro, ndërkohë që mjetet janë tubuar kryesisht nga mërgimtarët shqiptarë të Luginës dhe ata të Maqedonisë, Halit Ramadani nën kryetar i Shoqatës Humanitare “Ilirët” në Vjenë, me këtë rast ka thënë:“Falënderoi të gjithë njerëzit bamirës, shoqata simotra dhe të gjithë ata që e ndihmuan këtë projekt humanitarë të parin të këtij lloji në Komunën e Medvegjës”.
Riza Halimi – Deputet Popullorë, ndër të tjera tha: “ Patjetër që edhe pushtetet lokale edhe bizneset, edhe të gjitha subjektet do të japin kontributin që këtu të kemi mundësi për jetë normale, të ndihmojmë kthimin sepse kushtet tashmë ekzistojnë. Atë që e ka dhënë Zoti, duhet ta gëzojnë njerëzit.”
Ndërkohë, Galip Beqiri kryetar i KKSH-së, duke vlerësuar lartë veprimin e kthimit të shqiptarëve në vatrat e tyre ka thënë: “ Kthimi i shqiptarëve është i domosdoshëm sidomos tani kur Ivica Daçiq po kërkon regjistrim të jashtëzakonshëm të popullatës, se gjëja shqiptarët nuk janë sa ishin në vitin 2002, në Luginë. Ne me këtë i tregojmë jo vetëm Daçiqit, por edhe të gjithë të tjerëve se ne jo që s`jemi sa ishim në 2002, por jemi dukshëm më shumë në këto troje stërgjyshore, ndaj kthimi është prioritet dhe shembullin e Shoqatës Humanitare “Ilirët” duhet ta ndjekim të gjithë për të ndihmuar të gjithë të shpërngulurit që ashtu siç sot veproi familja Rama, të veprojnë nesër edh e të tjerët sepse vendlindja është aty ku bukës i thuhet bukë e ujit ujë” – ka përfunduar Beqiri.
Ndërkaq i pari i Kuvendit në Bujanoc, Jonuz Musliu, që u vlerësua nga organizatorët si njeriu që kontribuoi për shqiptarët në Luginë, në fjalën e tij pasi përshëndeti përfaqësuesit e Shoqatës Humanitare “Ilirët” nga Vjena, tha:“ Veprimi i sotëm nuk është vetëm humanitar por para së gjithash ky veprim është çështje kombëtare, ngase vetëm njerëzit me vullnet të mirë me vullnet kombëtarë, mund të kontribuojnë duke bërë këtë gjest për të kthyer familjet që dhunshëm u dëbuan nga vatrat e tyre. Projektet e tilla për largimin e madje për shfarosjen e shqiptarëve Serbia ka pasur gjithë kohës, që nga Vaso Çubrilloviqi e deri në këtë kohë, por njerëzit vullnetit të mirë ishin ata që i donë ballë projekteve të tilla dhe i than stop këtyre tendencave. Ndaj tendencat e tilla sot ndalohen përmes projekteve si ky i Shoqatës Humanitare “Ilirët”, duke siguruar kulmin për familjet shqiptare të dëbuara dhunshëm jo vetëm nga Medvegja, por edhe nga Bujanoci e Presheva”.
Ceremonia e dhurimit të çelësave për familjen Rama, u përcoll me gëzim, këngë valle, për të cilat u kujdes Shoqata Kulturore “Shqiponjat e Medvegjës” të udhëhequra nga Selman Rexhepi, të cilët prezantuan një program të begat para shumë banorëve shqiptarë jo vetëm të Medvegjës por edhe nga viset tjera.
Lufta e zhvilluar në vitin 2000/2001, gjendja e pasigurisë, për shkak të prezencës së tej shtuar të forcave serbe të sigurisë, kushtet e rënda ekonomike, sociale dhe politike, kanë ndikuar që mijëra shqiptarë të lëshojnë vatrat shekullore, duke u shpërngulur në vende të ndryshme të botës në kërkim të një strehe më të sigurt.
Ndërkohë kthimi i të shpërngulurve jo vetëm në Medvegja, por edhe në Malësinë e Bujanocit dhe në Karadakun e Preshevës, është domosdoshmëri e kohës./medvegja.net-RTK/


