Uji Dea

Rrahje dhe të shtëna me armë para lokalit kosovar

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Rreth orës 4 të mëngjesit të së shtunës para një lokali në Zofingen, Kantoni Aargau, që frekuentohet kryesisht nga kosovarët ka shpërthyer një rrahje gjatë së cilës ka pasur edhe të shtëna me armë. Kur pronari i lokalit kishte dalë të ndërmjetësonte, e kishin goditur edhe atë me grushte, duke i shkaktuar lëndime të lehta. Pas kësaj ata kishin ikur me veturat e tyre, pa lënë gjurmë në vendin e ngjarjes, shkruan azonline.ch.

Policia e alarmuar ka ardhur në vendin e ngjarjes por e gjithë ajo që ka mundur të gjnte kanë qenë fishekët e shkrepur të revoleve.

Fundamenti

Sipas të dhënave policore askush në këtë perleshje nuk ka pësuar plagë. Policia nuk ka aktualisht kurrfarë indiciesh lidhur me aktorët e incidentit dhe motivin e tyre.

Hetimet e policisë janë duke vazhduar./albinfo/