Dënohet futbollisti i Kombëtares shqiptare
Ledian Memushaj merr një tjetër gjobë këtë sezon në Serinë A, që është e dyta për të. Mesfushori i Kombëtares kuqezi që luan me Peskarën ka marrë një gjobë nga Federata Italiane e Futbollit, kjo për shkak të protestave të shumta në ndeshjen kundër Milanit.
Duke qenë kapiteni i skuadrës abruce, Memushaj është gjobitur me 1500 euro, për shkak se ka bërë një sjellje të pahijshme ndaj arbitrit të ndeshje për faktin se ishte kapiten i skuadrës duke sjellë një shembull të keq te pjesa tjetër e skuadrës.
Kujtojmë se Memushaj ishte ndëshkuar për herë të parë me një gjobë të ngjashme në mars, pas sfidës të humbur ndaj Kievos ku kishte marrë karton të verdhë.

