Haliti inspekton punimet në Beguncë dhe Binq
Viti – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka vizituar sot fshati Beguncë për të parë nga afër punimet që kanë filluar në rivitalizimin e rrjetit të ujësjellësit të këtij fshati.
Ai po ashtu gjatë ditës së sotme ka vizituar edhe shëtitoren Viti-Binqë për skaj të lumit “Morava e Binqës” ku gjatë këtij viti kjo komunë në bashkëpunim me projektin Helvetas Swiss Intercooperation DEMOS do të zhvillojnë disa punime në rregullimin e kësaj shëtitore./rajonipress/


