Reagon Ismet Munishi: Ky është sulm ndaj karrierës sime
Gjilan – Trajneri i Dritës, Ismet Munishi menjëherë ka reaguar në videon e cila është përhapur në rrjetet sociale duke mos pranuar asnjë faj.
Munishi është padyshim trajneri më i ashpër në futbollin e Kosovës, i cili gjithmonë në mënyrë të rreptë ka folur për parregullsitë në futbollin e Kosovës tani e një kohë të gjatë.
“Po dojnë me ma shkatrruar identitetin dhe karrierën time, unë në jetën time asnjëherë nuk jam përfshirë në pazarllëqet e tilla unë thjesht kam dal me arbitrat Gashin e Zeqirin, gjithmonë kam pas konflikt sportiv me këta njerëz gjatë lojës por dikujt po i pengojnë sukseset e mija dhe më kanë qit në kurth, por ata që mendojnë se Munishi ka bërë pazare gabojnë shumë unë do të bisedoj me kryesin e Dritës dhe do të merrna vesh me ta për një kohë të shkurt”, ka thënë Ismet Munishi./rajonipress/

