Eko Higjiena

Lutfi Haziri: Veprimtari Ilir Mustafa mund të cilësohet si ambasador i Kosovës në Francë për dy dekada

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Mustafa, me rastin e ndarjes nga jeta të veprimtarit për çështjen kombëtare në mërgim, Ilir Mustafa.

Në telegram thuhet:“E nderuara familja Mustafa,
Me dhembje të madhe mora lajmin për ndarjen nga jeta të mikut tim dhe veprimtarit për çështjen kombëtare, Ilir Mustafa.

Iliri që prej viteve 90-ta ka pasur një angazhim të pashoq për sensibilizimin e opinionit botëror për çështjen e Kosovës dhe të drejtat e shqiptarëve.

Ndërkaq, pas luftës së Kosovës, Iliri ka vazhduar punën e jashtëzakonshme për shtetbërjen e Kosovës dhe lirisht mund ta cilësojmë si ambasador të Kosovës në Francë për dy dekada.

Mobi Casa

Gjatë tërë jetës së tij, Iliri u angazhua për Kosovën dhe Gjilanin e tij përmes Asociacionit “Kosova- Ansambël” në Francë deri në frymën e fundit. Prandaj, ka qenë në nderin tim që ta njoh dhe të bashkëpunoj nga afër me të për dy dekada.

Veprimtarin Ilir Mustafa do ta kujtojmë edhe për punën dhe kontributin e tij në një kohë të pakohë, në organizimin e Referendumit për Pavarësinë e Kosovës në vitin 1991, në Gjilan, kur shumica absolute e shqiptarëve u deklaruan për pavarësinë e vendit.

Ndarja nga kjo jetë e Ilirit, është humbje e madhe për Gjilanin dhe për Kosovën. Ngushëllimet më të sinqerta familjes Mustafa, shokëve, bashkëveprimtarëve dhe të gjithë qytetarëve të Gjilanit. Lamtumirë miku im!”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të kryetarit Haziri dërguar familjes Mustafa./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.