Eko Higjiena

“Vatra” takon Berishën, kërkojnë ndihmën e tij për Kosovën Lindore

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Delegacioni i Lëvizjes “Vatra” kërkoi nga Berisha që ai të shfrytëzoj autoritetin e tij në ngritjen dhe sensibilizimin e opinionit me problemet që ballafaqohen qytetarët që jetojnë në Kosovën Lindore dhe ata që janë dëbuar, e me theks të veçantë kërkoi që zoti Berisha t’u bëjë presion autoriteteve Kosovare të heqin taksën diskriminuese të sigurimeve e cila i ka izoluar qytetarët e Kosovës Lindore.

Sot ish-presidenti dhe ish kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha, priti një delegacion të Lëvizjes ”Vatra” në përbërje të të cilit ishin Kushtrim Kadriu – kryesues i delegacionit, Enver Haziri, Ibrahim Maliqi, Shkelzen Agaj dhe Arton Behluli, anëtarë të kryesisë.

Fillimisht , Kushtrim Kadriu falënderoi , Sali Berishin për pritjen vëllazërore që i bëri delegacionit të Lëvizjes “Vatra” dhe e njoftoi me aktivitetin e shoqatës “Vatra” prej themelimit e deri në shndërrimin e saj në Lëvizje Politike dhe me planet e objektivat e Lëvizjes Vatra në të ardhmen.

Pastaj, Enver Haziri njoftoi Sali Berishën me historinë e dhimbshme të qytetarëve të dëbuar nga Kosova Lindore që jetojnë në Republikën e Kosovës dhe me problemet që janë ballafaquar që nga shpërngulja e tyre me dhunë nga forcat serbe në vitin 1999.

ARKATANA

Haziri kërkoi nga Berisha që ai të shfrytëzoj autoritetin e tij në ngritjen dhe sensibilizimin e opinionit me problemet që ballafaqohen qytetarët që jetojnë në Kosovën Lindore dhe ata që janë dëbuar, e me theks të veçantë kërkoi që zoti Berisha t’u bëjë presion autoriteteve Kosovare të heqin taksën diskriminuese të sigurimeve e cila i ka izoluar qytetarët e Kosovës Lindore.

Ibrahim Maliqi anëtar i kryesisë, falënderoi Berishën për iniciativën e tij të pajisjes me dokumente të identifikimit për qytetarët shqiptarë të mbetur jashtë trojeve etnike shqiptare, duke e cilësuar si akt bujarie nga ana e shtetit shqiptarë dhe e Kryeministrit Berisha.

Nikoqiri i takimit, Sali Berisha falënderoi përfaqësuesit e “Vatrës” që morën rrugën nga Gjilani për ta takuar atë, duke vlerësuar punën e “Vatrës” dhe u zotua se do të shfrytëzoj autoritetin e tij në zgjidhjen e problemeve të shumta të qytetarëve të Kosovës Lindore, e në veçanti premtoi që në kontaktet e para që do të ketë me zyrtarët shtetërorë kosovarë do të kërkoi nga ta lirimin e qarkullimit të lirë për qytetarët e Kosovës Lindore.

Berisha shprehu gatishmërinë për t’a vazhduar bashkëpunimin me Lëvizjen “Vatra” në të ardhmen./rajonipress/