United Hospital

Jahjaga: Zgjedhjet komunale nuk nënkuptojnë bashkëqeverisje

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Zgjedhjet komunale nuk nënkuptojnë bashkëqeverisje dhe as bashkë-organizim të tyre. Kosova i organizon dhe është përgjegjëse për to, tha presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.

Jahjaga në një intervistë dhënë Radios “Evropa e Lirë” tha se rezultatet e marrëveshjes së 19 prillit për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës tashmë janë të prekshme. Prej tyre do të veçoj mbajtjen e zgjedhjeve lokale të 3 nëntorit, zgjedhje këto që do të jenë gjithëpërfshirëse dhe do të mbahen në tërë territorin e Republikës së Kosovës.

“Qytetarët e kanë mundësinë t’i zgjedhin strukturat legale dhe legjitime, komuniteti serb t’i zgjedhë zyrtarët që i përfaqësojnë interesat e tyre. Do të thotë një kthim i normalitetit, i ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë dhe shpërbërje të të gjitha strukturave paralele dhe ilegale. Në çdo forum dhe në çdo komunikim, është bërë e qartë që marrëdhëniet tona janë më të mira se sa para nisjes së dialogut”, tha presidentja.

Fundamenti

Sipas saj, normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë çon drejt stabilizimit të të gjithë rajonit të Evropës Juglindore dhe marrëdhëniet tona nuk mund të mbajnë peng të ardhmen evropiane të të gjithë rajonit.

“Ne kemi pasur një të kaluar të vështirë dhe ka ardhur koha që duke e pranuar realitetin, i cili është i pakthyeshëm, të ecim në rrugën e përbashkët evropiane, duke e ndihmuar njëri-tjetrin, si dy shtete të barabarta që respektohen reciprokisht. Anëtarësimi në BE nënkupton edhe zgjidhje të të gjitha çështjeve paraprakisht”, tha ndër të tjera, Jahjaga. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.