Eko Higjiena

Politika kosovare njeh vetëm ligjet e xhunglës

/ 4 minuta lexim
ARKATANA

Duke parë historikun e zhvillimit 18- vjeçar të politikës së re të Kosovës së pasluftës, me pretendimet për ndërtimin e një shteti të mirëfilltë demokratik, njohësit e zhvillimeve politike në vend, analistë të kësaj fushe, konsiderojnë se në vend të avancimit demokratik, skena politike është bastarduar kaq shumë, saqë edhe liderët politikë po e luajnë rolin e tigrit të xhunglës, duke qenë gjithmonë mbi ligjin, për çka të gjitha partitë politike tani më janë bërë të njëjta dhe nuk dallojnë nga ato të pozitës as opozitës.

Sistemi i vlerave u rrënua nga sunduesit e Kosovës.

“Politika dhe politikëbërja shihet jo si qeverisje e partisë apo edhe shtetit, por si sundim i tyre. Si produkt të kësaj qasjeje janë krijuar elita dhe politikanë, të cilët politikën nuk e shohin si terren për të përmirësuar mirëqenien e qytetarit dhe forcimin e shtetit në kuptimin e funksionimit të ligjeve dhe mekanizmave të tjerë të shtetit, por mirëqenien e qytetarit e shfrytëzojnë për ngritje dhe pozicionim edhe më tej të vetes dhe mekanizmat e shtetit i përdorin për interesa të tyre klanore apo personale”, tha Ridvan Emini për “Kosova Sot” ,raporton Gazeta Kosova Sot.

Duke parë historikun e zhvillimit 18- vjeçar të politikës së re të Kosovës së pasluftës, me pretendimet për ndërtimin e një shteti të mirëfilltë demokratik, njohësit e zhvillimeve politike në vend, analistë të kësaj fushe, konsiderojnë se në vend të avancimit demokratik, skena politike është bastarduar kaq shumë, saqë edhe liderët politikë po e luajnë rolin e tigrit të xhunglës, duke qenë gjithmonë mbi ligjin, për çka të gjitha partitë politike tani më janë bërë të njëjta dhe nuk dallojnë nga ato të pozitës as opozitës.

United Hospital

Sipas analistëve politikë, kjo situatë e stagnimit të zhvillimeve demokratike vjen si pasojë e drejtpërdrejtë e mungesës së konkurrencës së vlerave të mirëfillta politike, dhe kjo hapësirë e zbrazët po ia zgjat jetën edhe funksionimit të ligjit të xhunglës për gjithë këto 17 vjet në liri dhe 9 vjet në shtetndërtim të brishtë të shtetit të ri të Kosovës. Koha për ndryshime tani është më shumë se emergjente.

Analisti politik, Arsim Haziri, konstaton se është pikërisht mungesa e vlerave t? mirëfillta dhe ikja e p?rgjegjshm?ris?, por edhe fenomeni i egoizmit të theksuar të liderit si dukuri, që kanë minuar situatën e momentit të përpjekjes për zhvillim të demokracisë në Kosovë, dhe kanë ndikuar edhe në degjenerimin e shoqërisë sonë. “Politika e sotshme prej aktorëve politikë konsiderohet rruga më e shpejt drejt avancimit material e politik, çka njëherësh ka çorientuar politikat e përgjithshme, dhe kjo ka shkaktuar edhe në humbjen e perspektivës shoqërore”, ka thënë ai.

Sundon ligji i më të fortit Sipas Hazirit, Kosova është një vend ku mungojnë vlerat e mirëfillta, është një vend ku në masë të konsiderueshme është i shprehur klientelizmi, dhe ky numër fenomenesh kanë krijuar edhe rrugën për dominimin e rrjeteve të ndryshme, të cilat për funksionimin e tyre po gjejnë mbështetje edhe prej sektorit politik. “Kosova është vend i paperspektivë, është ambient, ku sundon anarkia, e kjo mbështetet edhe përmes realitetit praktik që ekziston. Në këtë gjendje kaotike, ekziston ligji i më të fortit, pra dikush arrin t’i plotësojë dëshirat e dikush s’mund t’i plotësojë as nevojat. Kjo është pasqyra e një ligji të xhunglës, ku ndokush sundon e dikush sundohet, kjo është për shkak të kapitullimit të vlerave të përbashkëta”, potencoi. “Përderisa ka dominim të vlerave negative dhe mbizotërim të aktorëve të pandërgjegjshme Kosova e ka vështirë të jetë e dominuar prej vlerave fondamentale, të cilat kanë rëndësi për jetesën e përgjithshme”, tha analisti politik Arsim Haziri./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.