Ndahet nga jeta veprimtari gjilanas, Ilir Mustafa
Gjilan – Në moshën 57 vjeçare është ndarë nga jeta Ilir Mustafa nga Gjilani, një veprimtar i palodhur, një njeri që tërë jetën ka punuar për çështjen kombëtare duke qenë një ambasador dhe lobues i madh i Kosovës në Francë.
Siç njoftojnë familjarët Ilir Mustafa është ndarë nga jeta më 3 prill në Annemasse të Francës ku edhe ka jetuar, punuar e vepruar për shumë vite.
Ilir Mustafa nga Gjilani është njohur si veprimtar, aktivist, punëtor, ambasador i Kosovës për Francën. Ai ka punuar shumë gjatë dhe ka sensibilizuar kudo që është ndodhur problemin e shqiptarëve të Kosovës.
Iliri ka qenë një tip i urtë, i sjellshëm dhe u ka ndihmuar të gjithëve pa dallim. Për te Kosova dhe Anamorava kanë qenë në zemër e në shpirt./rajonipress/


