ARKATANA

Zyrtare: Blerim Xhemaili ndërron skuadër

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Mesfushori shqiptar që përfaqëson kombëtaren e Zvicrës, Blerim Xhemaili nuk do të luaj te skuadra italiane Bologna nga sezoni i ardhshëm.

Një lajm të tillë e ka bërë zyrtare presidenti i klubit, Joey Saputo i cili është duke kërkuar një lojtar më të mirë se shqiptari, përcjell IndeksOnline

“Ne jemi duke kërkuar një lojtar më të mirë se ai”, ka thënë Saputo.

Mobi Casa

Sipas medieve të huaja, thuhet se Blerimi pritet të transferohet te skuadra kanadeze që bënë gara në MLS-n amerikane, Montreal Impact.

30-vjeçari ka zhvilluar afro 34 paraqitje me Bolognan duke shënuar 8 gola në të gjitha garat, ndërsa ka qenë pjesë e shumë klubeve të Serie A-s: Genoas, Napolit, Parmas dhe Torinos./IndeksOnline/