ARKATANA

Arrestohet preshevari që grabiste njerëzit në Tiranë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 37-vjeçar, i cili dyshohet si autor i një sërë grabitjesh në kryeqytet.Burime zyrtare nga policia bëjnë të ditur se në kuadër të operacionit të koduar “Qerosi’’, u bë i mundur ndalimi i shtetasit Fazli (Skender) Ismaili, 37 vjeç, lindur në Singen Gjermani, banues në Preshevë – Serbi, transmeton Balkanweb.

Sipas policisë, dyshohet se Fazli Ismaili është autor i këtyre grabitjeve:

– Më dt.12.09.2013, ora 14.30, në rrugën ‘’Abdyl Frashri’’te lokali ‘’Goodis’’ dyshohet se ka vjedhur çantën në pronësi të një shtetasi.

-Më datë 18.09.2013, rreth orës 13.00, në rrugën ‘’Brigada e tetë’’ lokal ‘’Sheksber’’ i ka vjedhur çantën një shtetasi me kombësi e shtetësi italiane, duke i vjedhur një shumë prej 7000 mije lekë, dhe 650 euro.

Fundamenti

– Më datë 09.09.2013, në rrugën ‘’Gjon Pali i Dytë’’ te piceri ‘’Era’’, i ka vjedhur çantën një shtetasi ku në çantë kishte 3000 euro 700 mije leke.

– Më date 26.05.2013, në rrugën ‘’Gjon Pali i Dytë’’ tek piceri Era i ka vjedhur çantën e një shtetasi, duke vjedhur shumën prej 1000 euro dhe 700 dollarë.

Në momentin e shoqërimit, 37-vjeçarit iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale 6500 lekë dhe 950 Euro.

“Materialet i’u kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tirane për veprën penale të “Vjedhjes”. Neni 134 i K. Penal”,- bëri të ditur policia