Surdulli: Qytetarët të vetmen shpresë dhe besim e kanë tek LDK-ja
Gjilan – Qytetarët janë shumë të pakënaqur me qeverisjen komunale, e cila përbëhet prej një koalicioni të gjerë PDK-AKR-AAK- minoriteti serb dhe romë, që me rrena dhe premtime boshe i kanë mashtruar një masë të madhe të qytetarëve vetëm për ta marr pushtetin. Sipas Shaip Surdullit qytetarët të vetmen shpresë dhe besim e kanë tek LDK-ja.
Shaip Surdulli ka akuzuar pushtetin aktual se nuk ka punuar sa duhet dhe se i ka zhgënjyer në maksimum qytetarët e Kamenicës. “Pas një kohe që pati kaluar nga zgjedhjet e Degës së LDK-së dhe po ashtu duke percjellur se si po udhëheq kjo qeverisje komunale, kemi zhvilluar aktivitet edhe më parë, por në ditët e fundit jemi duke i mbajtur disa takime nëpër nëndegët e LDK-së ku po shprehet një interesim mjaftë i madh i qytetarëve për LDK” thotë Surdulli.
“Përveç anëtarëve të deritashëm të LDK-së po marrin pjesë edhe qytetarë që kanë qenë në PDK apo në ndonjë subjekt tjetër politik duke shprehur gatishmëri me iu bashkuar LDK-së. Qytetarët janë shumë të pakënaqur me qeverisjen komunale, e cila përbëhet prej një koalicioni të gjerë PDK-AKR-AAK- minoriteti serb dhe romë, që me rrena dhe premtime boshe i kanë mashtruar një masë të madhe të qytetarëve vetëm për ta marr pushtetin dhe për keqardhje kanë dështuar shumë si në arsim, shëndetësi, infrastrukturë, mirëmbajtjen e ambientit, furnizimin me ujë të pijshëm, menaxhimin e buxhetit ku buxheti për investime kapitale nga 1.200.000 € është zvogëluar në 124.000€ dmth për 10 herë më pak, nuk ka bursa për studentë, nuk ka ndihma për bujqësi” tha Surdulli për rajonipress.
Sipas Surdullit qytetarët të vetmen shpresë dhe besim e kanë te LDK-ja sepse më krahasojnë se si kemi udhëhequr dhe kemi pasur rezultate të cilat kanë mbetur për të mirën e qytetarëve si në qytet po ashtu edhe në çdo fshat të komunës së Kamenicës./rajonipress/


