ARKATANA

Beqiri, Krasniqit: Vetëm Lugina po paguan taksën për të hyrë në Kosovë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH) Galip Beqiri ka kërkuar sot nga kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës Jakup Krasniqi heqjen e taksës prej 20 eurove për qytetarët shqiptarë të Luginës që hyjnë me makinat e tyre në territorin e Kosovës.

Beqiri përmes një letre të hapur shpreh shqetësimin për situatën e krijuar në mes të Republikës së Kosovës dhe Maqedonisë, me bllokimin e kufirit dhe vendosjen e taksave, derisa kërkon marrjen e masave adekuate për kalimin e kësaj situate duke tërhequr një paralele edhe me taksën që shqiptarët e Luginës po paguajnë për dy vite.

Ai njëherit me këtë rast i ka bërë thirrje kryeparlamentarit kosovar që të angazhohet në implementimin e plotë të Rezolutës së aprovuar për Luginën, e cila parasheh pezullimin e taksës së policës së sigurimit për veturat me targa të komunave të Luginës që hyjnë në Kosovë, transmeton Titulli.

“Kërkojmë nga ju që në suazat e kompetencave tuaja të siguroni implementimin e plotë të Rezolutës dhe të shqyrtoni pezullimin e taksës për automjetet e shqiptarëve nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja”, thuhet në letrën e Beqirit drejtuar kryeparlamentarit Jakup Krasniqi.

KKVITI

Në këtë letër ndër të tjera thuhet se janë bërë dy vite që shqiptarët e Luginës paguajnë këtë taksë, njëherë 60 euro për dy javë dhe tani 20 euro për një javë.

“Konsiderojmë që kjo taksë aplikohet vetëm për shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, nga se për qytetarët e komunitetit serb, Qeveria e Serbisë përmes fondeve dhe mënyrave joformale po i bënë refundimin e kësaj takse”, thuhet matej në letër.

KKSh duke dënuar aktin e shtetit maqedonas i lutet publikisht Krasniqit që në të njëjtën mënyrë të shqyrtojë veprimet e shtetit të Kosovës ndaj shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë./Titulli.com/