Llapi fundos Dritën në stadiumin “Zahir Pajaziti”
Gjilan – Futbollistët e Llapit ne javën e 23-të kanë mposhtur Dritën me rezultat 2-0, dy golat u shënuan në pjesën e parë nga futbollisti Daku.
Akteri kryesor i ndeshjes së sotme ishte futbollisti Daku, i cili në minutën e 21 gjen rrjetën e portës së Dritës duke sjellë skuadrën e tij në epërsi në 1-0.
Po i njëjti futbollist pas një kombinimi të mirë me Zeqirin arrin të shënon golin e tij të dytë në minutën e 45-të, duke e fundosur Dritën edhe më thellë në zonën e rrezikshme të tabelës.
Futbollistët e Dritës tentuan nga disa gjysmë raste por nuk arritën asnjëherë të gjejnë portën e Llapit.
Futbollistët e Dritës edhe më tej janë në pozitën e 10-të së bashku me Ferizajin e cila gjendet në pozitën e 9-të me nga 21 pik pozita të cilat i shpien në barazh ndërsa Liria në pozitën e 8-të ka grumbulluar 25 pikë.
Në ndeshjen e radhës futbollistët e Dritës do të jen nikoqirë të skuadrës së Prishtinës./sylejman ismajli/rajonipress/


