Gjilani me gjysmë force mposht Hajvalinë
Gjilan – Në kuadër të javës së 23-të, futbollistët e Gjilanit me lehtësi kanë mposhtur Hajvalinë e çregjistruar qysh moti me rezultat 3-0.
Në një ndeshje rutinore në praninë e 600 shikuesve, “bardh e kuqët” e Gjilanit me këtë fitore arrijnë të përforcohen në mesin e tabelës së Vala Superligës së Kosovës në futboll.
Golin e parë futbollistët e Gjilanit e shënojnë në minutën e 23, së pari Armend Thaçi bukur harkon nga e djathta gjenë Isa Eminhazirin i cili nuk e patë vështirë nga 4 metra të gjenë rrjetën e portierit mysafir Armend Miftarit.
Golin e dytë vendësit e shënojnë në minutën e 44, kur Betim Haxhimusa merr një top nga 40 metra me shpejtësi vërsulet drejt portës së Miftarit i cili së bashku me top hyn në rrjetë për të ngrit epërsinë në 2-0.
Haxhimusa edhe njëherë përkujdeset nw minutën e 63, duke shënuar golin e dytë personal në këtë ndeshje duke ngrit epërsinë në 3-0.
Futbollistët e Hajvalisë kryesisht me futbollist të rinj gjatë tërë ndeshjes nuk arritën asnjëherë të rrezikojnë portën e portierit Donat Kaciu i cili sot totalisht ishte i papunë.
Ndërsa gjyqtari i këtij takimi Visar Kastrati nga Prishtina e kreu punën me autoritet./sylejman ismajli/rajonipress/


