Uji Dea

Kushtrim Kadriu me bashkëpunëtorë takon përfaqësuesit e fshatit Ramabuqë

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Kryetari i Lëvizjes Qytetare “Vatra”, Kushtrim Kadriu me bashkëpunëtorë pritën në takim përfaqësuesit e fshatit Ramabuqë të Bujanocit, të cilët jetojnë në Gjilan.

Gjatë këtij takimi u diskutua për problemet me dokumentet e identifikimit qè po i preokupojnë këta qytetarë si dhe për problemet e tjera.

Eco Higjiena

Banorët u informuan për angazhimin që po bëhet në Lëvizjen “Vatra” dhe në Zyrën për Preshevë, Medvexhë e Bujanoc, për zgjidhjen e këtyre problemeve dhe për mënyrat e fitimit të shtetësisë.

Gjithashtu banorët shprehën pakënaqësinë edhe me shlyerjen nga e drejta për shtetësi që po bëhet në evidencat e gjendjes civile në malësinë e Bujanocit nga pushteti serb. Për fund, banorët e fshatit Ramabuqë falënderuan Lëvizjen “Vatra” për angazhimin që po bënë thuhet në njoftimin e Fikri Mehmetit, zëdhënës i Lëvizjes Qytetare “Vatra” në Gjilan./rajonipress/