Fundamenti

Komuna e Gjilanit përkujton martirët e Lladovës në 18-vjetorin e rënies

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Komuna e Gjilanit ka përkujtuar sot shtatë martirët e fshatit Lladovë, të cilët u ekzekutuan nga forcat serbe 18 vite më parë.

Fillimisht, kryesuesja e Kuvendit Komunal, Valentina Bunjaku Rexhepi, nënkryetari Rexhep Kadriu dhe drejtorët komunalë, kanë bërë homazhe tek lapidari i martirëve, për të vazhduar më pas në tubimin përkujtimor, në të cilin morën pjesë edhe institucione tjera, përfshirë Bashkësinë Islame, policinë, përfaqësues nga famijet e dëshmorëve dhe martirëve, sikurse edhe kampioni i botës në boks (ËBF), Erzen Rrustemi.

Kryesuesja Valentina Bunjaku Rexhepi, gjatë adresimit para të pranishmëve, ka thënë se shtatë martirët e Lladovës dhe të gjithë dëshmorët dhe heronjtë e kombit ranë për të mos vdekur kurrë dhe u bënë shkas që Kosova ta fitojë lirinë.

“Dëshira e këtyre martirëve ka qenë që ne të jemi shtet i formuar dhe i suksesshëm dhe këtë besoj që po e bëjmë. Falë këtyre martirëve dhe sakrificës së mijëra dëshmorëve dhe heronjve, ne sot jetojmë të lirë. I qoftë i lehtë dheu i Kosovës. Ngushëllime familjeve të të rënëve”, ka thënë Bunjaku Rexhepi.

UBT

Një fjalë përshëndetëse e pati edhe kampioni i botës së boks, Erzen Rrustemi, i cili tha institucionet shtetërore bashkërisht duhet të punojnë shumë për të mirën e përgjithshme, në mënyrë që këta martirë të pushojnë në paqe.

Ndërkaq, në emër të fshatit Lladovë, të pranishmit i ka falënderuar arsimtari Selim Sherifi, duke thënë se pjesëmarrja kaq masive e qytetarëve dhe institucioneve, e ka bërë këtë tubim edhe më madhështor.

Më pas, është mbajtur një program i pasur kulturor-artistik, i përgatitur nga nxënësit e shkollës së Lladovës./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.