Eko Higjiena

Bajrush Ymeri takon zyrtarët e Bashkimit Evropian

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Kryetari i Komunës së Artanës Bajrush Ymeri priti në takim përfaqësuesit nga Bashkimi Evropian lidhur me Efiçiencën në Energji.

Kryetari i Komunës së Novobërdës, Bajrush Ymeri dhe kabineti i tij pritën të hënën në një takim përfaqësuesit nga Bashkimi Evropian dhe Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Richard Tomiak- Udhëheqës i Programit dhe Ekspert Kryesor në Efiçiencë të Energjisë dhe Arsim Koliqi nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik.

Komuna e Novobërdës është përzgjedhur në mesin e 14 komunave në Republikën e Kosovës nga konsorciumi GIZ, Eclareon dhe ECN, implementues të projektit “Promovimi i Efiçiencës së Energjisë dhe Burimet e Rigjenerueshme të Energjisë në Kosovë” nga Bashkimi Evropian.

Eco Higjiena

Temë diskutimi i këtij takimi ishte njoftimi mbi procesin e hartimit të Strategjisë për Efiçiencë në Energji, si dhe hapat e mëtutjeshëm të draftimit të kësaj strategjie.

Ymeri, shfrytëzoi këtë takim që të njoftoj përfaqësuesit e Bashkimit Evropian dhe Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik për hapat e parë të ndërmarrë nga komuna për të promovuar efiçiencën në energji, duke marrë shembull shkollën fillore në Llabjan dhe planin që kjo shkollë të shfrytëzohet si pilot në testimin e shfrytëzimit të energjisë solare./rajonipress/

Mund të ju interesoj: