United Hospital

Lutfi Haziri: Erzeni është Holyfield’i shqiptar

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Pas pritjes në aeroportin “Adem Jashari”, nën përkujdesjen e kryetarit të Gjilanit është organizuar një mbrëmje muzikore, në nderim dhe falënderim për boksierin Erzen Rrustemi, i cili u kurorzua me titullin e kampionit të botës një javë më parë.

I pari i gjilanasve, Lutfi Haziri, para mijëra qytetarëve e ka quajtur Erzen Rrustemin Holyfield’i shqiptar.

“Sot jemi këtu për ta uruar Erzenin për titullin sepse një ditë edhe Holyfield do t’i adresohet si legjendë botërore e boksit, si njeri që do të sjellë edhe tituj tjerë. Erzenin para 10 muajve e kemi shpallur “Nderi i Qytetit” të Gjilanit, por nga ky vit ai është edhe nderi i kombit dhe i shqiptarëve kudo që janë”, ka thënë Haziri.

FIDANISHTJA

Kurse, kampioni Erzen Rrustemi tha se ndjehet shumë krenar për pritjen madhështore që i ka bërë kryetari Haziri dhe gjilanasit.

“Jam shumë krenar për këtë pritje kaq madhështore. Shfrytëzoj rastin ta falënderoj kryetarin Lutfi Haziri, i cili po punon shumë për Gjilanin dhe ky fakt mua më nderon jashtëzakonisht shumë. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen. Ua paça për borxh gjithmonë”, tha Rrustemi.

Koncerti do të vazhdoj deri në orët e vona./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.