Eko Higjiena

Ndryshimet klimaterike nxisin dhimbjen e kokës

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Ndryshimi i menjëhershëm i veçorive klimaterike si presioni, temperatura, lagështira dhe era , mund të bëhet shkak për fillimin e dhimbjes së kokës.

Kushtet klimaterike janë një nga faktorët nxitës të dhimbjes së kokës dhe migrenës. Specialistët pohojnë se edhe stresi bën pjesë në grupin e faktorëve nxitës të migrenës. Uljet e menjëhershme të presionit atmosferik, shtimi i reve, rritja e lagështirës dhe era e fortë përkeqësojnë dhe më shumë dhimbjen dhe nxisin krizat e migrenës më shumë se ndryshimet e tjera klimaterike. Në të kundërt të këtyre kushteve një, presion i lartë atmosferik, ajri i thatë dhe koha me diell mund të qetësojnë dhimbjen e kokës.

Uji Dea

Specialistët pohojnë se në mes të kockave gjenden hapësira ajri të quajtura “sinuse” dhe në rastin e uljes së presionit barometrik, ajri në mes të sinuseve zgjerohet dhe në kanalet e vogla të hapura në hapësirën e hundës çlirohen më shumë sekrecione. Nëse kanalet janë të zëna për shkak të gripit apo ftohjes presioni brenda sinusit shton presionin duke shkaktuar dhimbje të forta koke ose migrenën.

Krahas kësaj specialistët janë të mendimit se edhe era e specifikuar si “era e sëmundjeve” mund të ndikojë në fillimin e dhimbjes së kokës dhe migrenës. Era e fortë, e cila tund dhe dritaret mund të zgjojë sistemin nervor. Erërat e thata, të ngrohta dhe ato të shkretëtirës thajnë sipërfaqet e thata dhe zgjojnë rrugët e frymëmarrjes. Në këtë mënyrë mund të nxisë dhimbjen e kokës dhe migrenës./Femina/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.