Mobi Casa

Florida Maliqi u zgjodh kryetare e Forumit të Gruas në Lëvizjen Qytetare “Vatra”

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Në këtë kuadër është bërë edhe riorganizimi i “Forumit të Gruas”, ku kryetare është zgjedhur Florida Maliqi, ndërsa nënkryetare Shukrie Bajrami dhe njëmbëdhjetë anëtaret e kryesisë.

Në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet lokale të cilat pritet të mbahen sipas kalendarit, me 29 tetor ose me 5 nëntor të këtij viti, në bazë të ligjit, Lëvizja Qytetare “Vatra” në Gjilan po vazhdon pareshtur me aktivitete, me qëllim të rritjes, zhvillimit e fuqizimit.

Është mbajtur mbledhja konstituive e “Forumit të Gruas” ku kryetare u emërua znj.Florida Maliqi, nënkryetare znj.Shukrie Bajrami dhe u zgjodhën 11 anëtarët e kryesisë.

Uji Dea

Në këtë kuadër është bërë edhe riorganizimi i “Forumit të Gruas”, ku kryetare është zgjedhur Florida Maliqi, ndërsa nënkryetare Shukrie Bajrami dhe njëmbëdhjetë anëtaret e kryesisë.

Florida Maliqi, premtoi angazhim maksimal për fuqizimin e gjinisë femërore jo vetëm në Lëvizjen Qytetare Vatra por, edhe në të gjitha sferat e jetës, e drejtë kjo e rregulluar edhe me ligj, por që në praktikë fare pak apo aspak nuk zbatohet. “Do të jem përkrah kërkesave dhe zgjidhjes së brengave tuaja, por edhe në shtytjen e zgjidhjen e shqetësimeve që ka gjinia femërore dhe së bashku do të arrijmë t’i eliminojmë pengesat”, tha Maliqi.

Forumi Gruas i Lëvizjes Qytetare Vatra, shpresojnë se do të kenë rritje duke shpresuar edhe në rezultate dhe marrje të disa mandateve të këshilltarëve në Kuvendin Komunal të Gjilanit, gjatë zgjedhjeve lokale që pritet të mbahen në vjeshtë ka njoftuar Fikri Mehmeti Zëdhënës në Lëvizja Qytetare “Vatra”./rajonipress/