ARKATANA

Mustafa prioritet i jep mësimit – kandidatura dihet brenda 24 orëve

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Kreu i Komunës Qemajl Mustafa gjatë vizitave që bëri në shkollën tek lagja e dytë dhe “Thimi Mitko” tha se qeveria komunale ka bërë dhe ka investuar shumë në sferën e arsimit. Mustafa tha se brenda 24 orëve dihet kandidati i PDK-së për kryetar të Gjilanit.

Qemajl Mustafa është vërejtur i relaksuar ditën e hënë derisa ka vizituar dy shkolla të Gjilanit me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor.

Mustafa me insistimin e gazetarëve ka folur edhe rreth kandidaturës së PDK-së për kryetar të Gjilanit.”Janë harxhuar llafet më dhe po presim brenda 24 orëve edhe emrin e kandidatit të PDK-së që pritet të vendos qendra. Për mua secili kandidatë që do të propozohet do ta mbështes siç edhe duhet të ndodhë e kundërta sepse më e rëndësishme tek e fundit është lista e këshilltarëve sesa çështja e një kandidimi” tha Mustafa.

FIDANISHTJA

Mustafa tha se tashmë të gjitha sondazhet tregojnë se ai është favorit për kryetar nga radhët e PDK-së, megjithatë jo vetëm unë por të gjithë në PDK jam i sigurt se do ta mbështesin kandidatin që do të propozohet nga qendra.

Mustafa ndërkaq ka folur pozitivisht për investimet në arsimin gjilanas.”Për mua sot është një ditë e veçantë sepse për këtë ditë janë bërë përgatitje të duhura, është bërë mund e investim i madh. Drejtoria e arsimit, drejtorët e shkollave dhe personeli tjetër janë treguar të përkushtuar që sot ditën e parë ta presin shumë të organizuar” tha Mustafa.

Mustafa tha se qeveria komunale i ka kushtuar shumë rëndësi investimeve në fushën e arsimit dhe tani presim edhe inaugurimin e shkollës së Bujqësisë, dhe atë të Gjimnazit. /rajonipress/

Mund të ju interesoj: