ARKATANA

Krasniqi fajëson Qeverinë pse s’po zbatohet Rezoluta për Luginën

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Prishtinë – Rezoluta për Luginën e Preshevës me pikat e saj dhe me hapat që obligonte qeverinë t’i merrte dha një fije shprese për shqiptarët në Luginë, por edhe për të zhvendosurit nga atje në disa qytete të Kosovës.

Por, sikur edhe për disa rezoluta të tjera, të miratuara në Kuvend me shumë bujë, munguan hapat e Qeverisë për realizimin e tyre. Kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, thotë se detyra e Kuvendit përfundon me miratimin e rezolutës, ndërsa do të duhej Qeveria të ndërmarrë hapat e saj, transmeton KTV.

FIDANISHTJA

Por, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, në një prej aktiviteteve të tij nuk ka gjetur shumë kohë të përgjigjet, i pyetur për Rezolutën.

Në Rezolutë parashihej edhe hapja e dy zyrave, një në Prishtinë e një tjetër në qytetin e Gjilanit. Gjithashtu Rezoluta obligon Qeverinë të kërkojë reciprocitet me të drejtat e serbëve në veri, e themelimin e një fondi zhvillimor për tri komunat me shqiptarë në Serbi.