KKVITI

Politizimi i kishës serbe

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Në fillim të viteve 90, e përditshmja beogradase “Politika” kishte nisur një lobim politik në favor të Serbisë, kështu duke botuar artikuj e fejtone që tregonin për kërcënimet dhe denigrimin që po u bëheshin qytetarëve nga kroatët e asokohshëm.

Letra u dërgoheshin Boutros Ghalit, ish-sekretar gjeneral i Kombeve të Bashkuara, ambasadave të shteteve më të fuqishme që vepronin në kryeqytetin serb dhe natyrisht, Kishës Ortodokse Serbe, duke përmendur dokumente pesëmbëdhjetëfaqëshe dhe fakte mbi krimet e myslimanëve e kroatëve të Bosnjë Hercegovinës mbi popullatën serbe, në Zenica, Konjic Bradina, Jamnic dhe Kalinovik-Miljevina.

Në vitin 1992, artikujt promovonin edhe priftërinjtë e murgjit serbë, ndërsa emrat e filozofëve dhe diplomatëve, si Milan Bulajiq, përkujdeseshin që t’i tregonin botës për krimet kundër njerëzimit që po ndodhnin në Serbi e po fshiheshin nga të gjithë.

KKVITI

Pak shkrime lidhen edhe me shqiptarët dhe shqiptarizimin e asaj kohe, që megjithatë ishte në dozë të vogël e pak të fshehur nga vetë mediet. Larg shkrimeve si në hije nuk lihej as Kisha Ortodokse Serbe, dhe predikimi i saj e historiku i vjetër që ajo ka në Kosovë.

Sot, megjithatë, murgj e priftërinj bashkë me predikues të islamit e filozofë provojnë ta deshifrojnë rolin e kësaj kishe në politikën, kulturën dhe bashkëjetesën midis dy popujve që me dekada kanë tensione të mëdha mes vete…. ( “Zëri”)