UBT

Sadiku e Hyka shënojnë në Zvicër

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Mesfushori shqiptar Jahmir Hyka ka shënuar golin e vetëm në humbjen që skuadra e tij Luzern e ka pësuar të dielën në udhëtim nga St. Galleni i Kristian Nushit e Emir Lenjanit me rezultatin 4:1. Ndeshja ishte e vlefshme për xhiron e shtatë të Superligës së Zvicrës në futboll.

Hyka realizoi golin e tij në minutën e 64-t, katër minuta pasi u inkuadrua në lojë. Nushi ndërkohë asistoi në golin e parë për St. Gallenin në minutën e 22-të, dhe luajti 55 minuta. Për St. Gallenin luajti tërë ndeshjen Emir Lenjani dhe u ndëshkua me karton të verdhë.

United Hospital

Për Thunin të dielën ka shënuar një gol dhe ka asistuar një tjetër sulmuesi Berat Sadik, në fitoren 4:1 ndaj Lausannes. Sadik realizoi golin e parë të ndeshjes në minutën e 5-të dhe asistoi në të katërtin në minutën e 79-të. Ai luajti tërë ndeshjen. Baseli i Taulant Xhakës e Arlind Ajetit ka fituar të dielën në shtëpi në derbin ndaj Young Boysit me rezultatin 2:1. Xhaka luajti tërë ndeshjen dhe u ndëshkua me karton të verdhë, ndërsa Ajeti u inkuadrua nga minuta e 82-të.

Sioni i Beg Feratit e Vullnet Bashës ka shënuar fitoren e parë sezonale. Sioni triumfoi në udhëtim ndaj Aaraut me rezultatin 1:0. Ferati luajti tërë ndeshjen dhe u “zverdh”, ndërsa Basha u aktivizua nga minuta e 70-të.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.