Hidromorava

Qemajl Mustafa kandidat i PDK-së për Gjilanin

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Partia Demokratike e Kosovës, pritet që të hënën (nesër) të zyrtarizojë Qemajl Mustafën, si kandidat të kësaj partie në garën për zgjedhjet lokale në komunën e Gjilanit.

Burime të ORAinfo bëjnë të ditur se kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi, është pajtuar që Mustafa të jetë kandidat i PDK-së për komunën e Gjilanit, edhe pse i preferuari i Thaçit për këtë garë ishte deputeti Zenun Pajaziti, i zgjedhur kohëve të fundit kryetar i degës së kësaj parti në këtë komunë.

“Thaçi është shprehur qartë se nuk dëshiron ta humbë Gjilanin dhe fitorën në këtë komunë e ka të sigurt vetëm nëse Qemajl Mustafa është kandidatë i PDK-së”, ka thënë për ORAinfo ky burim i afërt me zhvillimet.

Sipas të njëjtit burim, lideri i PDK-së, pritet që të hënën ta zyrtarizojë kandidaturën e Mustafës për kryetar të Gjilanit.

FIDANISHTJA

Të martën është afati i fundit kur partitë politike duhet t’i dorëzojnë në KQZ emrat e kandidatëve për kryetar komunash për zgjedhjet lokale të 3 nëntorit.

PDK-ja ende nuk i ka zyrtarizuar kandidatët e saj në komunat kryesore të Kosovës.

Prishtina, Prizreni, Gjilani, Mitrovica dhe Peja, janë disa nga komunat për të cilat partia e Hashim Thaçit vazhdon t’i mbajtë të fshehtë emrat e kandidatëve.

Mund të ju interesoj: