United Hospital

Populli nuk po informohet, ai po ofendohet!

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Nga Gëzim Mekuli – “Lajmet” dhe “e vërteta” ndryshojnë shumë nga njëra tjetra. Ajo çka konsiderohet për mediat “ndodhi e ngjarje”, nuk është asgjë tjetër pos rezultat i seleksionimit dhe procesit të përpunimit të “lajmeve.”

I gjithë ky proces i ndërtimit të realitetit udhëhiqet, dirigjohet dhe përpunohet nga mediat masive. Nga kjo del se mediat në funksionin e tyre mund të quhen “organe kolektive”, që realitetin e shoqërisë e interpretojnë dhe shndërrojnë në një episod që quhet “lajm”.

Nga kjo lind dhe pyetja e madhe: sa objektive janë lajmet, si seleksionohen ato, si ndërtohen ato? Së fundi, a janë në gjendje që ato, pra lajmet, të bëjnë interpretimin objektiv të kësaj bote reale, “shumë të madhe e komplekse”?

Lajmi është “lajm” atëherë dhe vetëm atëherë kur mediat “ndodhinë” nga një kënd i largët i botës, në mënyrë të padjallëzuar, opinionit ia afron dhe ia sqaron, ia bën ta shohë e dëgjojë, ta “perceptojë e shijojë” mu sikur ta kishte atë brenda në dhomë.

Eco Higjiena

Lajmi i Qeverisë!

Si t’i quajmë “lajme” prodhimet e mediave shqipe në Kosovë, kur gazetarët partiakë “ndodhitë”, “politikat” dhe “historinë” që ne përditë po e shohim e përjetojmë, jo që nuk po i pasqyrojnë, jo që nuk po i kristalizojnë, por këto “ndodhi” këta “aktorë partiakë” po i bunkerizojnë, falsifikojnë e po i manipulojnë.

Populli nuk po informohet, ai po ofendohet!

Atij po i rrëfehen përralla politike të gatuara nga “ata”!

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.