ARKATANA

Lugina apelon për tolerancë në BIK

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Bujanoc – Bashkësia Islame për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, me kryetarin e saj Nexhmedin Saqipi, kërkon nga autoritetet e BIK-ut, që t’i ulin emocionet, t’i shmangin inatet dhe të braktisin gjuhën e urrejtjes, në shërbim të zgjidhjes së problemeve të grumbulluar me vite në këtë institucion të lartë fetar.

BIK-u, sot, është bërë një problem i ndjeshëm, i cili duhet të zgjidhet, jo siç e predikon Myftiu Tërnava, por me dialog, profesionalizëm e në mënyrë institucionale.

“Nuk zgjidhen problemet me dhunë, konflikte dhe përçarje. Gjuha e shpifjes, nënçmimit, kërcënimit etj. nuk i kontribuon rregullimit të gjendjes së krijuar në BIK. Krerët e këtij institucioni, nuk i zgjidhin problemet e vjetra, duke krijuar probleme të reja siç janë shkarkimi i kryetarit të Kuvendit, ndërrimi i Kushtetutës e probleme të tjera, të cilat kanë filluar në prag të zgjedhjeve të reja në këtë institucion”, i thotë Saqipi, portalit Jehona Islame.

Mobi Casa

BIK-u në vend se të punoj për procesin zgjedhor dhe ndryshimit të statusit të saj konform pavarësisë së Kosovës, ajo, vepron jashtëligjshëm, duke u përzier në organizimin fetar në Luginën e Preshevës, pa i tërhequr delegatët e tij, të cilët shpesh i frymëzon në përhapjen e përçarjeve e shantazheve në këtë rajon dhe më gjerë.

BIPMB, apelon te drejtuesit e BIK-ut, të veprojnë në frymën e mirëkuptimit, tolerancës, bashkëpunimit dhe reformave në këtë institucion, përndryshe alternativë tjetër nuk ka, thuhet deklaratën e Nexhmedin Saqipi, për portalin “ Jehona Islame”.