Mobi Casa

VV: Koalicioni qeverisës LDK – AAK është sinonim i hajnisë

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Lëvizja VV Qendra në Dardanë në vazhdimësi ka reaguar për mënyrën e udhëheqjes komunale të cilën e kanë përcjell vazhdimisht papërgjegjshmëria, nepotizmi dhe shpërdorimi i pozitës zyrtare.

Arrestimi i zyrtares së prokurimit shpërfaq gjendjen alarmante në të cilën gjendet komuna jonë dhe konsiderojmë që zonja Canaj është viktimë e proceseve korruptive të projektuara nga kryetari Surdulli thuhet në komunikatën e degës së VV në Dardanë.

Uji Dea

Koalicioni qeverisës LDK-AAK është sinonim i hajnisë dhe ka filluar nga viti 2009. Të gjitha raportet vjetore të shpenzimeve dhe të projekteve të realizuara gjatë këtij katërvjeçari tregojnë nivelin e lartë të joprofesionalizmit dhe keqmenaxhimit.

Duke qenë zëri i qytetarit, me një alternativë serioze qeverisëse , besojmë se jemi edhe shpresa e tyre e vetme për t’ia kthyer dinjitetin këtij vendi. /rajonipress/

Mund të ju interesoj: