Fundamenti

Ymeri dënon rastin e grabitjes së një serbi në Stanishor

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Kryetari i komunës së Novobërdës Bajrush Ymeri ka dënuar incidentin e “grabitjes” së qytetarit nga komuniteti serb që ka ndodhur në fshatin Stanishor më 25 gusht 2013. Ismet Hashani tha se policia po merret në mënyrë intensive me rastin dhe se ka intervistuar disa dëshmitarë.

“Komuna e Novobërdës është një prej komunave më të qeta dhe kështu duhet të kontribuojmë të gjithë që të mbetet edhe më tutje , prandaj me këtë rast dënoj incidentin e ndodhur në fshatin Stanishor, ndaj qytetarit të komunës sonë, dhe kërkojë nga organet e hetuesisë që rasti sa më parë të ndriçohet, dhe autorët e kësaj vepre të ulët të përballen me organet e drejtësisë”. Kështu ka thënë në deklaratën e tij Bajrush Ymeri kryetar i Komunës së Artanës derisa ka shprehur shqetësimin e tij për sulmin ndaj një serbi të fshatit Stanishor.

Ismet Hashani zëdhënës i policisë tha për rajonipress se më 25 gusht është sulmuar nga tre persona tash për tash të panjohur viktima Marko Stamenkoviq dhe vajza e tij Katerina Dimiq.

UBT

Sipas deklaratës që ka dhënë në polici Stamenkoviq personat që e kanë sulmuar atë kanë qenë të maskuar derisa ata kanë folur në gjuhën shqipe. “Viktima është rrahur dhe atij i është dhënë ndihma e parë në spitalin e Gjilanit” tha Hashani.

Hashani tha se policia po merret në mënyrë intensive me rastin dhe se ka intervistuar disa dëshmitarë.

Ndërkaq burimet e rajonipressit mësojnë se rasti mund të jetë krejtësisht i inskenuar sepse në vendin e ngjarjes është folur vetëm serbisht nga tri katër vetura tjera përcjellëse që kanë qëlluar në vendin e ngjarjes./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.