Fundamenti

Kadriu ndihmon një familje skamnore, në Vërbicë vazhdon me projekte

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Vullnetarizmi dhe humaniteti i kryetarit të AAK-së në Gjilan Rexhep Kadriu, nuk ka të ndalur. Ai po e dëshmon vërtetë se qëndron mbrapa secilës fjalë të tij se do t`i dalë në ndihmë qytetarit dhe do të punojë për t`i zgjidhur problemet e tyre. Kadriu ka ndihmuar me një pllakë të betonit familjen e Faredin Shabanit dhe ka vazhduar projektet në Vërbicë të Kmetocit.

Këtë e ka dëshmuar edhe me aktivitetin e tij të radhës, atë të zhvilluar gjatë ditës së hënë.

Kadriu ka qëndruar në lagjen e Farmave në Gjilan, për t`i dalë në ndihmë një familje me gjendje të vështirë ekonomike , të cilës falë ndihmës së tij i është betonuar e tërë pllaka e shtëpisë.

Familja e Faredin Shabanit, në pamundësi për të vazhduar punimet në ndërtimin e shtëpisë, si pasojë e kushteve të vështira financiare, tani falë ndihmës së Kadriut, më në fund kanë hedhur pllakën mbi katër muret që i mbante ata pa kulm mbi kokë.

Faredin Shabani, kryefamiljarë, ka deklaruar se i është mirënjohës Rexhep Kadriut për ndihmën që ai i ka dhënë familjes së tij, duke shtuar se “ka qenë i vetmi që nuk ka hezituar në asnjë moment ta ndihmojë familjen time”.

“Unë bashkë me të gjithë familjen time i jemi falënderues Rexhep Kadriut për ndihmën që ai e ka dhënë për ne sot, duke na bërë më kulm mbi kokë”, ka thënë Faredini.

Mobi Casa

Ndërkaq , Kadriu, është shprehur se “si banorë i këtij qyteti, dua ta shoh secilin qytetarë duke jetuar mirë, në kushte të mira, prandaj edhe kam punuar dhe do të vazhdojë të punojë për ta bërë më të lehtë jetën e çdo qytetari”.

Por, aktiviteti, kontributi dhe përkushtimi i Rexhep Kadriut ndaj qytetarit, nuk ka të ndalur. Ai me bashkëpunëtorë të tij, të hënën ka qëndruar edhe në fshatin Verbicë të Kmetocit, ku po vazhdojnë punimet për rregullimin e kanalizimit të fshatit të gjatë rreth 200 metra, punime këto të cilat kanë nisur në orët e para të mëngjesit të së dielës.

Punimet kanë vazhduar ndërsa kanë nisur edhe punimet për rregullimin e çezmës në Verbicë të Kmetocit, të cilën banorët e përdorin si për ujë të pijshëm, poashtu edhe për nevoja të tjera.

Kadriu, gjatë ditës ka dërguar kamionë me sasi të nevojshme të betonit, për përfundimin e këtij projekti të kushtueshëm dhe me një vlerë jashtëzakonisht të madhe.

Banorët e Verbicës së Kmetocit, kanë falënderuar Kadriun për angazhimin dhe kontributin e tij për këtë fshat të harruar nga pushteti komunal./rajonipress/

Mund të ju interesoj: