Fundamenti

Latifi: E kemi ndryshuar pozitivisht Spitalin e Gjilanit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Drejtori i spitalit të Gjilanit Abdylatif Latifi tha për rajonipress se është në fazën e përfundimit renovimi i nyjave sanitare, emergjencës, repartit të sallave të lindjes dhe neonatalogjisë. Në Infektivë dhe repartin e mushkërive janë duke u vendosur edhe ashensorët tha Latifi. E tërë vlera e këtyre investimeve sipas tij arrin në 158 mijë euro.

Spitali rajonal i Gjilanit me disa renovime të rëndësishme që janë bërë tani së fundit ka marrë një pamje krejt tjetër. Në veçanti nga ky renovim kanë përfituar Emergjenca, dhe sallat e lindjes dhe reparti i neonatalogjisë.

Abdylatif Latifi drejtor i spitalit tha për rajonipress se nga buxheti i Ministrisë së Shëndetësisë janë ndarë rreth 108 mijë euro për të rinovuar nyjat sanitare dhe repartin e emergjencës. Në këtë projekt hynë edhe Neonatologjia dhe rregullimi i tri dhomave të lindjes në repartin e gjinekologjisë tha Latifi.

Fundamenti

Spitali rajonal në Gjilan ka nisur të rinovohet sërish duke i dhënë një pamje krejt tjetër objektit që dikur ishte rinovuar nga donacionet ndërkombëtare. Latifi tha se reparti i Infektivës dhe ai i mushkërive do të bëhen edhe me ashensor. “Në këto dy reparte kemi ndarë 50 mijë euro për të rregulluar ashensorët sepse aty pacientët janë të moshuar dhe kanë pasur nevojë të kahershme” tha Latifi.

Latifi tha se me këto investime Spitali i Gjilanit është funksionalizuar ndërsa brenda pak ditësh përfundon e tërë faza e renovimeve në të gjitha hapësirat e spitalit duke përfshirë këtu edhe murin rrethues të spitalit i cili është investim i komunës.

Më herët sipas Latifit me investimet vetanake spitali ka pajisur me inventar, tavolina pune e kompjuter disa reparte dhe një pjesë të administratës. Ky investim ka kushtuar 9700 euro tha ai./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.