Mobi Casa

Për Sava Stankoviqin vetëm 30 ditë arrest shtëpiak

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Gjykatësi i procedurës paraprake në Gjykatën Themelore të Gjilanit Ilmi Dalipi i ka caktuar 30 ditë arrest shtëpiak Sava Stankoviqit nga Kufca e Gjilanit i dyshuar për veprën penale “marrje ryshfeti”.

Gjykata Themelore në Gjilan i ka caktuar 30 ditë masën e arrestit shtëpiak Sava Stankoviqit nga Kufca e Gjilanit i dyshuar për veprën penale “marrje e ryshfetit”.

Ilmi Dalipi gjykatës i procedurës paraprake tha për rajonipress se i ka caktuar këtë masë me kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit.

UBT

Ndryshe, Sava Stankoviq(1955) është arrestuar këtë të premte nga Policia e Kosovës, me dyshimin e bazuar se ka kryer veprën penale “marrje e ryshfetit”’.

Stankoviq është arrestuar pasi është zënë në flagrancë duke marrë ryshfet në vlerë prej 500 eurove, për t’i mundësuar një kandidati dhënien e provimit për patentë shofer.

Hetimet janë kryer në bashkëpunim me prokurorin e shtetit duke vepruar në bazë të urdhëresës se gjykatës ku është aplikuar masa e fshehtë: ‘simulim i veprës së korrupsionit’./rajonipress/

Mund të ju interesoj: